LAJMI I FUNDIT:

RDM kërkon mbrojtje të përhershme të Vodnos

RDM kërkon mbrojtje të përhershme të Vodnos

Mbrojtje të përhershme të Vodno nga ofensiva ndërtimore, të ruhet parku-pyll i cili është i paçmuar për mikroklimën e Shkupit, kërkojnë nga RDM në Ditën botërore të mjedisit jetësor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

-“RDM me hidhërim konstaton se akoma nuk ka përgjigje nga kompetentët, ndaj reagimeve për harbimin te Klinika e fëmijëve Kozle, ku në mënyrë të paligjshme pritet pylli për depërtimin e rrugës për ndërtim objektesh. As edhe pas kontrollit të shërbimeve të inspektimit të Qytetit të Shkupit, opinioni publik nuk e kuptoi: sa dëm është shkaktuar dhe nga kush; a ka leje formale, kush e ka lëshuar dhe sipas cilit ligj; çfarë objektesh janë paraparë; cili institucion qëndron pas këtij barbarizmi: komuna, qyteti ose qeveria?

Opinioni publik duhet ti dijë këto informata, sepse bëhet fjalë për hapësirë me interes publik, me vlera biologjike. Kjo ndikon në cilësinë e jetesës së qytetarëve të Shkupit, thonë nga RDM.


Por gjelbërimi në Vodno është seriozisht i rrezikuar me ofensivën e vazhdueshme ndërtimore. Në të gjithë këtë degradim të hapësirës dhe mjedisit jetësor, udhërrëfyes është përfitimi dhe interesat personale, në dëm të Shkupit dhe shkupjanëve – ka deklaruar Maja Moraçanin, zëdhënëse e RDM./Telegrafi/