LAJMI I FUNDIT:

RDM-ja kërkon përgjigje për votuesit e dyshimtë në Maqedoni

RDM-ja kërkon përgjigje për votuesit e dyshimtë në Maqedoni

Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë (RDM) kërkon llogari nga katër partitë negociuese në Përzhino, për harresën e mbi 6000 ankesave të qytetarëve në KSHZ, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, asnjë nga personat e dyshuar nuk është futur në listën e 89384 votuesve të dyshimtë të cilët u verifikuan në teren, ndërkaq përgjigje nuk kanë marrë as nga KSHZ-ja për këtë çështje./Telegrafi/