RDK: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit

Kanë filluar të reagojnë partitë shqiptare politike opozitare për vendimin e parlamentit të Maqedoni që të shpërbëhet dhe që vendi të shkoj në zgjedhje më 5 qershor. RDK e ka cilësuar këtë gjendje si ''zgjedhje pa zgjidhje dhe një fund i demokracisë në vend''.
Në një komunikatë të lëshuar deri tek Telegrafi Maqedoni RDK thotë ''Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka mbajtur qëndrim të paluhatshëm në lidhje me organizimin e zgjedhjeve parlamentare, se zgjedhje mund të ketë vetëm pas zgjidhjeve të çështjeve të rëndësishme në vend dhe prandaj, kjo maksimë vazhdon të jetë e paluhatshme edhe pas shpërbërrjes së njëanshme të parlamentit mbrëmë vonë. Rilindja Demokratike Kombëtare nuk do të marr pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit përderisa sëpari nuk ofrohen zgjidhje për një funksionim normal të shtetit.'' thonë nga RDK mes tjerash./Telegrafi/





















































