LAJMI I FUNDIT:

RDK-ja në krye me Vesel Memedin zgjedh kryetarin e ri të partisë për Gostivar (Foto)

RDK-ja në krye me Vesel Memedin zgjedh kryetarin e ri të partisë për Gostivar (Foto)

Edhe përskaj problemeve brenda partiake në mes kryetarit të sfiduar Vesel Memedi dhe kryetarit të vetëzgjedhur Fadil Zendeli, RDK-ja ka vazhduar punën në Gostivarë duke e zgjedhur kryetar e dege Lutfi Asanin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftimin e lëshuar nga shërbimi për informim në RDK drejtuar Telegrafit në Maqedoni thuhet ”Kuvendi i degës së RDK-së në Gostivar mbajti mbledhje ku u diskutua rreth situatës së fundit të krijur në RDK, si dhe situatës së përgjithëshme në vend. Kryetari i RDK-së Vesel Memedi informoi kuvendarët e degës me situatën aktuale në RDK, si dhe me situatën e përgjithëshme politike në vend. Kryetari Memedi para kuvendarëve të kuvendit të degës theksoi se kjo që ndodhi në RDK nuk është asgjë tjetër përpos një tentim për të dëmtuar RDK-në dhe Aleancën për shqiptarët nga 4-5 persona, por që nuk do të kenë sukses.

Në këtë mbledhje me unanimitet të plotë të Kuvendarëve të degës së RDK-së në Gostivar, u bë shkarkimi i kryetarit aktual të degës Arben Ademi përshkak të shkeljeve të rënda statutore të partisë. Në bazë të nenit 79, kryetari i partisë i propozon Kuvendit të degës të bën shkarkimin e kryetarit të degës përshkak të shkeljeve të rënda statutore.
Kuvendi i degës për kryetar të ri të degës së RDK-së në Gostivar zgjodhi ekonomistin Lutfi Asani. Ky mandat është i përkohshëm duke patur parasysh se shumë shpejt do të fillohet me strukturim të ri të partisë si përgatitje për Kongresin e dytë të partisë që pritet të ndodh mbrenda këtij viti. Në fjalën e tij, kryetari i sapozgjedhur Lutfi Asani theksoi se kjo është një barrë dhe përgjegjësi e madhe në këto momente të vështira të të bërit politik, por e marr këtë përgjegjësi me vullnetin dhe sinqeritetin më të madh për ta përcjell edhe më tutje mesazhin sublim për të dhënë kontribut në zhvillimin e kombit në përgjithësi. Jam i vetëdijshëm se periudha kohore është shumë e shkurtër, por do të bëjë maksimumin që në asnjë mënyrë mos të zhgjënjej besimin tuaj dhe të anëtarëve tjerrë besnik të RDK-së, theksoi mes tjerrash kryetari i sapozgjedhur i degës, Lutfi Asani.”(sic) thuhet në njoftimin zyrtar të RDK-së./Telegrafi/


rdk 2

rdk 1

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori