Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë e banorëve të Kosovës janë nën moshën 25 vjeç dhe pothuajse gjysma i përket gjinisë femërore.
Megjithëse bota e politikës vazhdon të mbetet e dominuar nga meshkujt, gratë kosovare – të reja, të talentuara e të guximshme – vazhdojnë ta bëjnë Kosovën të njohur me arritjet e tyre mahnitëse, e jo me mosmarrëveshje politike.
Uta Ibrahimi është një prej këtyre grave të mahnitshme, e cila nuk ka frikë nga asnjë sfidë që i del përpara. Në vitin 2017 ajo u bë femra e parë nga Kosova që u ngjit në Everest, në majën më të lartë të rruzullit tokësor. Që atëherë ajo ka arritur të ngjitet në katër maja të tjera, që, si Everesti, gjenden mbi 8 mijë metra mbi nivelin e detit, dhe po përgatitet që të pushtojë edhe nëntë majat e tjera për të përmbyllur kështu projektin e saj për të arritur në të 14 majat më të larta të Himalajeve.
Jeta e saj është një histori vërtetë e veçantë.
“Kam punuar në marketing për gjithsej 12 vjet, shtatë prej të cilave isha drejtoresha e një agjencie marketingu. Në vitin 2015, pata ndjesinë e fortë që të ndiqja ëndrrat e mia, pra të bëja ç’më pëlqente më shumë se gjithçka tjetër”, tregon Uta, pasi vendosi që ta linte pas punën që kishte dhe t’i përkushtohej alpinizmit dhe turizmit, për t’i treguar bukuritë natyrore të Kosovës dhe të rajonit sa më shumë njerëzve që të ishte e mundur.
“Si fillim, u mora me disa projekte që kishin lidhje me Via Dinarikën dhe në vitin 2016 krijova agjencinë time të turizmit të aventurës, të cilën e quajta ‘Butterfly Outdoors’. Bëra trajnimet ATTA dhe tani drejtoj grupe për ngjitje, joga, çiklizëm dhe alpinizëm”.
Uta përpiqet që të marrë në punë sa më shumë gra që të punojnë si guida, ndërsa ajo vetë i kushton një pjesë të kohës së saj fëmijëve me nevoja të veçanta.
“Kur fillova të merresha me alpinizëm, më thoshin që ky sport ishte për burrat e jo për gratë, kështu që unë punova shumë jo vetëm që t’u tregoja që kjo gjë nuk është e vërtetë, por edhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini gratë!”
Uta e di që numri i turistëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rritur me më shumë se dhjetë për qind në vit dhe se në vitin 2018 gjithsej 12 milionë turistë vizituan rajonin. Të dhëna të tjera tregojnë se turizmi përbën 25 për qind të të gjithë eksporteve nga rajoni dhe pothuajse një të pestën e PBB-së, ndërkohë që 20 për qind e të punësuarve në Ballkan punojnë në fushën e turizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.
“Alpinizmi është pasioni im i vërtetë. Ekspeditat e Himalajeve i kam përdorur për të promovuar Kosovën dhe për të rritur interesin tek Ballkani. Këtë gjë bëra edhe me ekipin e ‘National Geographic’, edhe me alpinistët e tjerë, kur arritëm pikën 7.800 metra në anën jugore në Lhotse vjet. Këtë gjë do të vazhdoj të bëj edhe gjatë nëntë ekspeditave që më kanë mbetu”.
Uta është një nga heroinat e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe Nada Markoviç dhe Aida Çorbaxhiç nga Bosnja-Hercegovina dhe Iris Gjinovci nga Shqipëria.
Fushata “WE” e Këshillit regjional për bashkëpunim (RCC) për Fuqizimin e Grave do të vazhdojë t’ju sjellë historitë e grave të mrekullueshme të Ballkanit Perëndimor, grave që janë burim frymëzimi për të tjerët që të arrijnë majat e tyre në jetë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë