RB Leipzig është skuadra e dytë gjysmëfinale e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane është përkujdesur për befasinë më të madhe, pasi ka eliminuar Atletico Madridin.


Gjermanët bënë një lojë fantastike ku në fund me plot meritë e fituan me rezultat 2-1.

Dani Olmo dhe Tyler Adams realizuan golat për Leipzig, teksa golin e vetëm për Atleticon e shënoi Joao Felix.

GettyImages 1266166976 Festa e futbollistëve të RB Leipzig. (Photo by Lluis Gene/Getty Images)

Qendërmbrojtësi Dayot Upamecano është shpallur lojtari i ndeshjes me notën më të madhe, ndërsa paraqitje të mirë patën edhe Marcel Sabitzer, Dani Olmo, Tyler Adams dhe Angelino.

Ndërkohë te Atletico nota më e lartë shkoi për Joao Felix, teksa dështimi i ndeshjes ishte portieri Jan Oblak. /Telegrafi/

Screenshot 1 48

Screenshot 2 22

telegrafi sport app