LAJMI I FUNDIT:

Rasti tragjik në Prishtinë, ku një person u vra dhe dy tjerë u plagosën, prokuroria jep detaje

Rasti tragjik në Prishtinë, ku një person u vra dhe dy tjerë u plagosën, prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat, lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit dhe dy të tjerë u plagosën nga therja me thikë. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se lidhur me rastin prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.

Një i vdekur me armë zjarri dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë
Lexo po ashtu Një i vdekur me armë zjarri dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ulaj.


Po ashtu, sipas saj Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, për obduksion.

“Derisa në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ndër të tjera Ulaj.

Ndryshe, një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur sot në mesditë rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori