Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi i rastit “Toka”, ku për vepra të ndryshme penale që lidhen me krimin e organizuar akuzohen Azem Syla dhe 17 persona tjerë.
Në seancën e së enjtes është dëgjuar dëshmitari Minister Jusaj, i cili ka thënë se në vendin e quajtur Lapllasellë, kishte blerë një pronë me sipërfaqe 5471 m2, nga personi Muharrem Kadriu.
Ai tha se ishte takuar me Muharrem Kadriun dhe me të dy djemtë e tij, njeri prej të cilëve tha se e kishte pasur emrin Arian, dhe se me ta kishte diskutuar për çështjen e shitblerës së kësaj parcele.
Para se të blinte këtë parcelë, ai tha se e kishte bërë verifikimin e saj në Lapllasellë, në zyrat kadastrale dhe në Gjykatën në Graçanicë dhe sipas dëshmitarit, pasi kishte parë se gjithçka kishte qenë në rregull, pasi shitësit ia kishin dëshmuar edhe mënyrën e pagesës, atëherë ishin marrë vesh për blerjen e kësaj parcele.
Ai tha se para-kontratën e kishte lidhur tek avokati i familjes Kadriu, Avni Maxhuni, i cili sipas dëshmitarit e kishte poseduar të gjithë dokumentacionin lidhur me parcelën.
“Këtë avokat ma kanë propozuar ata dy që bartja e pronësisë të shkojë përmes tij, me të cilin propozim edhe unë jam pajtuar”, ka thënë dëshmitari.
Ai tha se nuk e kishte vërtetuar nëse Avni Maxhuni kishte qenë avokat, por sipas tij, në zyrën e tij e kishte pasur të shkruar “avokat” dhe se kryente shërbime juridike.
Sipas dëshmitarit, ai për këtë parcelë kishte paguar gjithsej 440 mijë euro, dhe se fillimisht ishin marrë vesh që pagesën e parë ta bëjnë me kompensim të një veture “Mercedes”, në vlerë prej 35.000 euro, pagesën e dytë 5.000 euro dhe dy pagesat e fundit nga 200.000 euro.
Të gjitha pagesat ai tha se ishin kryer përmes xhirollogarisë bankare të shitësit Muharrem Kadriu.
Pas kryerjes së këtyre transaksioneve, dëshmitari tha se ishin drejtuar tek i akuzuari Avni Maxhuni për të lidhur kontratën e vërtetë dhe pas përfundimit të të gjitha dokumenteve ai tha se ishin drejtuar në zyrën kadastrale në Prishtinë për bartjen e patundshmërisë në emër tij, për të cilën bartje tha se kishte pasur 1.000 euro, e pastaj dokumentet tha se i kishin dorëzuar në zyrën kadastrale dhe në Gjykatën në Graçanicë.
“Kjo pronë ende është në emër tim, në vitin 2013 prona është bartur në emër të firmës sime ‘Jusaj Metal’, dhe në emër tim, por nga momenti që e kam bartur në emër tim, nga viti 2012 e deri në ditët e sodit unë këtë pronë nuk e kam shfrytëzuar për arsye se menjëherë pasi që i kam krijuar fondet për investime nga ai moment kanë filluar telefonatat se nga e kam fituar unë këtë pronë dhe nga këto shqetësime i kam ndërprerë investimet në këtë parcelë”, ka thënë dëshmitari.
Ai tha se kur kishte dëgjuar se i akuzuari Avni Maxhuni ishte arrestuar, shitësit Muharrem dhe Ardian Kadriu e kishin njoftuar se kishin dalë disa probleme me pronën. Pas kësaj, ai tha se e kishin ftuar edhe EULEX-i për të dhënë deklaratë dhe se prokurori i kishte thënë se nuk mund të vazhdojë me investime në këtë parcelë pa përfundimin e kësaj çështje.
“Unë iu kam ankuar prokurorit se 440.000 euro kesh dhe në të dy bankat që i kam marrë nga 200.000 euro i kam paguar nga 20.000 euro kamata shtesë, dhe nga 2012 unë kam pasur humbje të konsiderueshme në kompani pasi kjo ishte një shumë e madhe e mjeteve që kisha hequr nga qarkullimi dhe nuk kam pasur mundësi të shfrytëzojë”, ka thënë dëshmitari.
Por sipas tij, prokurori i kishte thënë se të gjitha humbjet në lidhje më këtë pronë do t’i kompensohen. Pasi kishte dhënë deklaratë në EULEX, ai tha se e kishte telefonuar shitësin Arian Kadriu i cili sipas tij, i kishte thënë se as ata nuk kishin qenë në dijeni për këto probleme të pronës.
Në lidhje më të akuzuarin Avni Maxhuni, dëshmitari tha se nuk kishte pasur asnjë vërejtje si person, e as si profesionist, për të cilin tha se vet shitësit ia kishin prezantuar si avokat.
Dëshmitari Jusaj ia dorëzoi gjykatës edhe para-kontratën, kontratën dhe të gjitha dëshmitë e pagesave.
Mbrojtësi i Avni Maxhuni, avokati Muhamet Humolli paraqiti vërejtje në deklaratën e dëshmitarit, ngase sipas tij, dëshmitari në vazhdimësi e kishte përdorur termin “avokati Avni Maxhuni”, ndërsa edhe në prezantimin e kontratës dhe para kontratës nuk figuron se ai kishte qenë avokat.
Ndryshe, ky shqyrtim nga fillimi i gjykimit është karakterizuar me zvarritje, në masën më të madhe, në kohën që gjykohej nga gjykatësit e EULEX-it. Më 12,13 dhe 15 dhjetor të vitit 2016, ishte mbajtur seanca fillestare, në të cilin Azem Syla dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprat penale me të cilat ngarkohen.
Pas seancave fillestare, mbrojtja brenda afatit prej 30 ditësh, kishte paraqitur kundërshtimet e tyre për provat dhe kërkesat për hedhjen e aktakuzës.
Kryetari i atëhershëm i trupit gjykues, gjykatësi Arkadiusz Sedeck, pasi kishte pranuar kundërshtimet e mbrojtjes, kishte refuzuar të njëjtat dhe më 4 prill 2017, kishte konfirmuar aktakuzën në shkallën e parë, ndërsa pas ankesave në Gjykatën e Apelit, shkalla e dytë e kishte konfirmuar aktakuzën më 26 tetor 2017.
Sedeck, fillimin e shqyrtimit gjyqësor e kishte caktuar, pas më shumë se një viti nga vendimi i Apelit, më 9 janar 2018, por e njëjta kishte dështuar për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues.
Edhe pse kishte caktuar shumë seanca të tjera, gjyqtarët e EULEX-it nuk kishin mundur që të fillojnë këtë shqyrtim, pasi EULEX-i hoqi dorë nga ky rast dhe lënda kaloi të gjyqtari vendor Beqir Kalludra.
Ndërsa, pas disa dështimesh seanca e parë e këtij shqyrtimi ishte mbajtur më 3 shtator 2018, ndërsa fjala hyrëse në këtë rast ishte dhënë në seancën e 25 qershorit 2019.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.
Bashkë me Sylën, në këtë proces janë duke u gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, Fahredin Gashi, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj.
Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe Nuhi Uka, Shqipe Maxhuni, Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të siguroi prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura.
Aktakuza i ngarkon të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.
Gjithashtu, të pandehurit akuzohen se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive.
Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd. /Betimipërdrejtësi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje