Site icon Telegrafi

Rasti i Rita Orës me flamurin serb në koncertin në Hungari, Linda Halimi: Presioni që po i bëhet është i padrejtë

Këngëtarja shqiptare, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Amerikë, Linda Halimi, ka reaguar për rastin e Rita Orës me flamurin serb në koncertin në Hungari.

Ajo tha se ky presion që po i bëhet artistes së famshme është i padrejtë, pasi kjo gjë është bërë pavetëdije.

Krijuesja e hitit “Anywhere” këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes pasi në një koncert në Hungari u shfaq duke mbajtur në skenë flamurin serb, ndonëse në reagim theksoi se nuk e dinte që ishte i tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër ditën e djeshme (e hënë) u publikua dhe një video që sqaron më mirë se si arriti që 32 vjeçarja të kapte flamurin serb.

Lexo po ashtu Reagon edhe Vera Ora: Rita më fal të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoz - mos u trullos

Postimi i plotë i Lindës (pa ndërhyrje):

“Zakonisht nuk përfshihem në debate politike, por si artiste që jam vetë, e ndjej presionin që po i bëhet Rita Orës.

Absolutisht e padrejtë. Ne jemi artiste dhe mesazhi ynë duhet të jetë paqja dhe dashuria për të gjithë ata që na mbështesin, në qoftë se bimë pre e provokimeve nga disa të pacipë, ne duhet prapë t’ua kthejmë me dashuri dhe të bëjmë punën tonë për të cilën na është caktuar…të këndojmë dhe të argëtojmë ata që kanë paguar të na shohin në koncert.

Unë besoj plotësisht se ajo nuk e ka vërejtur këtë provokim nga euforia që ne përjetojmë në skenë, dhe në qoftë se disa duan të kapen për gjëra të tilla, atëherë ata kanë mllef me veten e tyre dhe duan të shprehin duke sulmuar të tjerët.

Rita e ka dëshmuar se sa shumë e do popullin e saj dhe ky presion është aspak i nevojshëm dhe mund të ndikojë shumë në gjendjen e saj emocionale të saj si njeri që është në radhë të parë.

Në qoftë se keni pak konsideratë, dhe respekt ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, kujdes në fjalët që nxirrni nga goja.

Rita, ne s’jemi takuar asnjëherë, por të mbështes pa fund, dhe të them të vazhdosh të na bësh krenarë si popull.

Paqe dhe dashuri

Lindita”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version