Detaje të tjera të rastit “Pogba” janë shfaqur pas videove të së premtes së kaluar të Mathias Pogbas, në të cilat, ndër të tjera, ai akuzoi vëllain e tij Paul për përdorimin e magjistarëve kundër Kylian Mbappes.
Pjesa e fundit citon një hetim nga zyra e prokurorit të Parisit, duke pretenduar se lojtari i Juventusit pranon se ka përdorur një magjistar për t’u mbrojtur nga lëndimet e shpeshta që pësoi, por mohon ta ketë përdorur atë për të dëmtuar Mbappen.
“Kurrë nuk kam menduar të dëmtoj askënd”, u tha Paul Pogba hetuesve nga Zyra Qendrore e Francës për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO), sipas Daily Mail.
Gazeta angleze raporton gjithashtu detaje të mëtejshme të hetimit në të cilin Pogba pretendon se persona të armatosur e sulmuan atë në periferi të Parisit më 19 mars dhe i kërkuan më shumë se 12 milionë euro.
“Isha i frikësuar. Dy djemtë më drejtuan armët”, u shpjegoi ai hetuesve. “Duke qenë se më mbanin ashtu me armë, u thashë se do të paguaj”.
“Më bërtitën: ‘Hesht, shiko poshtë’. Kur dy personat me kapuç u larguan, Roushdane më tha se duhet të paguaja sepse përndryshe të gjithë ishim në rrezik”.
Shqetësim në kombëtaren franceze
Kombëtarja franceze nuk është e panjohur për atë që po ndodh me Pogban , siç foli Raphael Varane në daljen e tij në media.
“A flisni mes jush për të gjitha këto?”, u pyet mbrojtësi. “Ne përpiqemi të qëndrojmë të fokusuar në fushë. Kjo është ajo që duhet të jetë e para për ne”.
“Tani, ne nuk jemi të pandjeshëm ndaj asaj që po ndodh rreth nesh, veçanërisht kur bëhet fjalë për njerëz që njohim. Ne jemi të shqetësuar, në një farë mënyre”.
“Në brendësi, gjërat po shkojnë shumë mirë, edhe nëse ka pak zhurmë rreth kombëtares franceze dhe futbollit francez”.
“Ne jemi të fokusuar në objektivin tonë dhe duam të jemi sa më profesionistë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë