Të premten në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me “Mpox”, i njohur si Lia e Majmunëve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës njoftoi publikun se më datën 26. 12. 2024 në orët e pasdites, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e Majmunëve.
IKSHPK bëri të ditur se ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit.
“IKSHPK tërheq vëmendjen për kujdes të qytetarëve, sepse personat që preken nga Mpox zakonisht përjetojnë simptoma të lehta apo mesatare që zgjasin dy deri në katër javë, dhe shërohen plotësisht. Edhepse duhet vigjilencë, nuk ka vend për panik”, njoftoi IKSHPK.
Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka dhënë detaje mbi personin që raportohet se është prekur nga lia e majmunëve.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se pacienti është i moshës 30 vjeçar kishte qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore.
“Më datë 24.12.2024, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një pacient 30-vjeçar nga Prishtina me manifestime të ndryshimeve lëkurore në formë ekzantemash vezikuloze, të shoqëruara me ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë, aksila dhe inguinum. Nga të dhënat që janë marrë nga vet pacienti, ai ka qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, një zonë me rrezik të lartë për infeksion me M-Pox (Monkeypox)”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se për këtë arsye, ai është izoluar menjëherë në dhomë të veçantë për trajtim dhe monitorim.
“Më datë 26.12.2024, pas marrjes së mostrave dhe analizave laboratorike, nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është konfirmuar pozitiv për M-Pox. Aktualisht, gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile, dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare, jashtë rrezikut për jetë”, bëhet e ditur në njoftim.
Masat që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit:
Pacienti po trajtohet në kushte të veçanta për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet. Gjendja e tij është stabile.
Klinika Infektive disponon pajisje personale mbrojtëse (PPM), medikamente dhe dezinfektantë të mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e personelit dhe pacientëve.
Po ashtu, thuhet se janë forcuar masat e kontrollit të infeksionit dhe është bërë izolimi i repartit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.
QKUK mbetet e angazhuar për ofrimin e kujdesit shëndetësor maksimal dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës