Më shumë se 24 vjet kanë kaluar nga dita kur Behar Bajri bashkë me katër të rinj të tjerë të Pejës ishin arrestuar nga forcat serbe duke pretenduar se janë fajtor për vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në lokalin e njohur si Panda. Kimete Bajra, nëna e Beharit, tregon tmerrin që përjetuan si familja që nga 14 dhjetori 1998, dhe vuajtjet e djalit nëpër burgje e tash pas luftës për krimin që nuk kishte gisht.
Rreth mesditës del nga shtëpia, zakonisht i vetmuar.
Tek dera e përcjellë nëna, ajo që për 24 vjet u përkujdes për të.
Kimete Bajri gëzohet që djali Behari po del për shëtitje, por i dhemb fakti se po tallet e bullizohet për shkak të gjendjes së tij mentale.
“Më thanë ai bre, e kam pa një truq djem po e ngucshin tha (djalin e saj) tha bënin shaka. Kur i kam pa tha ju thash qysh po e ngucni atë djalë, ai ka qenë në luftë. Ata i kanë thanë nuk e kemi ditur që ka qenë në luftë. Tha mosni more, tha ju kam fol shumë atyre djemve”, ka deklaruar Kimete Bajri, nëna e Beharit.
Behari që atë kohë ishte 18 vjeç në këtë gjendje ka ardhur për shkak të rrahjes nëpër burgje të Serbisë për një ngjarje që nuk kishte gisht.
“Pse u kanë në UÇK serbi me bo kinse e kanë vra këta. Agroni edhe ai u kanë në shpi, edhe atë e kanë marrë atë ditë, edhe djalin tim edhe një djalë tjetër këtu afër e kanë marrë”, tregon ajo.
Rasti për të cilin po flet zonja Kimete ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit 1998. Gjashtë të rinj serbë ishin vrarë në një lokal të vogël në Pejë, i njohur si “Panda”. Për krimin faji u hodh mbi pesë të rinj shqiptarë të Pejës.
Kimete Bajri thotë se po atë natë bashkë me katër të tjerë nga dhoma ia morën edhe djalin, Beharin.
Ata u dënuan për veprën penale të veprimtarisë armiqësore. Por, me ndërhyrje të Kryqit të Kuq, u liruan një muaj pas fillimit të vuajtjes së dënimit por nuk iu shpëtuan torturave në burgjet e Serbisë.
“Djali tregonte se i kanë lidh duart edhe ia kanë pre duart (gishtat) me thikë, kur i kanë pasur duart e lidhura. Gjashtë javë ditë tregonte se ka fjetur në pllaka. Thoshte veç me të brendshme ka fjetur edhe patikat i ka përdor si jastëk për kokën”, tregon Kimete Bajri, nëna e Beharit.
Edhe Agron Kollçaku njëri nga të arrestuarit për këtë rast, në një lidhje direkte për RTV Dukagjinin ka rrëfyer vuajtjet nëpër burgjet e Serbisë për krimin që nuk e kishin kryer.
“Çka të them për vuajtje, vuajtje ka pasur 24/24, nën stop vuajte. Vuajtje maltretime. Në Pejë për tri ditë e tri net kamë qëndruar në Pejë, mandej më kanë dërguar në Pejë deri më 11 qershor. Kur janë tërheqë forcat serbe na kanë tërheqë për Serbi. Na thoshin “ti je kryesori, ti i ke mbytë fëmijët””, ka deklaruar Agron Kollçaku, ish-i burgosur.
Ditëve të fundit mediumi malazez “M portal” ka raportuar se autorët e vrasjes në rastin “Panda” , kryen edhe masakrën në burgun e Dubravës.
Pjesëmarrës në të dyja aktet kriminale përmenden emrat e Sinisha Petriqit që është drejtues i klanit “Zenica” dhe lideri i klanit “Shkalar”, Radomir “Boban” Baçoviq.
Se në këtë krim nuk kanë gisht shqiptarë është pranuar edhe nga vet politikanët serb. Presidenti Aleksandar Vuçiq, 9 vite më parë pati deklaruar se ky krim nuk është bërë nga shqiptarët, siç është pretenduar me vite të tëra./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles