Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes për lëvizjet që janë bërë në Njësinë e Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës (ish-Task Forca).
Hoxha tha se nga kjo Njësi askush nga policët nuk është larguar nga ndonjë presion, por të katërt policët që janë larguar kanë bërë kërkesë që t’i bëjnë këto lëvizje.
“Nga Njësia e veçantë e hetimeve nuk ka pas largime apo transferime përpos major Shemsi Hazirit. Gjithë këto lëvizje janë bërë me kërkesë të policëve. Janë katër policë që kanë bërë kërkesë për nevoja të tyre personale dhe nuk kanë pas presion nga askush. Në këtë njësi ka qenë një shtesë prej 300 euro dhe ndoshta kjo është arsyeja pse policët kërkojnë që të largohen nga njësia e Task Forcës”, sqaroi ai, duke aluduar në heqjen e shtesave, përcjell Telegrafi.
I pyetur nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha pse është bërë transferimi i major Shemsi Haziri nga kjo Njësi, Hoxha tha: “Shemsi Hazirin e kam transferu në kuadër të reformave të mëdha që i kemi bërë në kuadër të Departamentit të hetimeve. Në kuadër të këtyre reformave është ndërruar drejtori i Departamentit të hetimeve, po ashtu është ndërruar shefi i Departamentit të hetimeve të rënda, është ndërrua shefi i Drejtorisë së Forenzikës, është ndërruar shefi i Drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore, është ndërrua drejtori i Krimeve të rënda dhe po ashtu është emëruar drejtori i ri i Divizionit të Hetimeve.
Shemsiu mbetet një epror i vyeshëm i Policisë së Kosovës, ka një kredibilitet, ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë. Ne e kemi caktuar tek pozicioni i zëvendës drejtorit të hetimit të drogave. Mendoj që kjo është një nga fushat më të rëndësishme të Policisë së Kosovës. Shemsiu ka qenë edhe më parë në këtë fushë. Unë si drejtor, por edhe si menaxhment e kemi si prioritet këtë fushë”.
Berisha sërish e pyeti se nëse një hetues ka qenë i autorizuar për të shkuar jashtë vendit për të kryer një çështje të caktuar, a duhet të autorizojë Hoxha këtë hetues?
Hoxha pohoi se çdo kërkesë aprovohet në fund nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
“Çdo udhëtim jashtë Kosovës me qëllim të trajnimit apo takimeve zyrtare bëhet me kërkesë apo me autorizim të eprorit të parë të Policisë, pastaj aprovimi përfundimtar bie tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë”, tha Hoxha.
Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Shemsi Haziri ishte gati në përfundim të rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si dhe për këtë temë shtroi pyetje se kush do të merret me këtë rast.
Lidhur me këtë, drejtori i Policisë tha “Në kërkesën për udhëtim jashtë vendit nuk specifikohen të gjitha gjërat dhe arsyen pse po shkon atje. Pra, nuk specifikohen të gjitha gjërat. Ka përditë takime jashtë vendit dhe nuk qëndrojnë ato që policët e kësaj njësie nuk shkojnë jashtë vendit. Ne e kemi vendos eprorin e ri Besim Berishën i cili ka punuar më parë në këtë njësi dhe tash punon atje.
Dhe asnjë policë që ka punuar me Shemin dhe vazhdojnë të punojnë atje nuk është dëmtuar, nuk është intimiduar, nuk është kërcënuar, kanos apo shantazhu…nuk ka listë të largimit të njerëzve. Tash i kemi dy veta që janë tepër në këtë njësi për shkak të gradës që kanë nuk përkojnë me nivelin e gradave që kanë mbetë në këtë departament. Mirëpo, nuk ka as favorizime lokaliste dhe as favorizime të tjera. Largimi apo avancimi do të bëhet vetëm në bazë të performancës që e bën atje”.
I pyetur nga Berisha se a ka Hoxha presion politik, ai e mohoi një gjë të tillë.
“Asnjë ndryshim apo lëvizje nuk bëhet me mbrojt apo me ndjek dikë. Çdo ndryshim që bëhet, bëhet vetëm duke ndjekur performancën e policit. Si drejtor nuk merrem me emra se kush hetohet. Por, shikojmë lëndën dhe e mbështesim punën.
Major Besim Berisha është shefi i kësaj njësie, normalisht që ai duhet të ketë informacione sepse ai duhet të bëj një vlerësim të drejtë e të mirë policëve dhe ai duhet të dijë që kush po hetohet dhe për çka hetohet. Nuk është detyrë e tij që të pengojë hetimet”, sqaroi Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend – Prokuroria kërkon nga Apeli rigjykim ndaj Glauk Konjufcës, mbrojtja vërtetim të vendimit për lirim nga akuza

Mucunski-Aggeler: Në fokus janë forcimi i vlerave demokratike, rritja ekonomike dhe siguria rajonale

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?