Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi deklaroi sot se rastin e profesorit të UP-së, Bekim Bejta e kanë shqyrtuar me urgjencë, me ç’rast edhe e kanë suspenduar për gjashtë muaj.
Megjithatë, sa i përket shkarkimit të profesorit, Bejta, ai tha se janë në pritje të vendimit përfundimtar të Këshillit të Etikës.
Pas mbledhjes së mbajtur me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor, Qerimi u shpreh se të gjitha denoncimet që janë të hapura do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës.
“Sërish, denoncimet që janë të hapura do të shqyrtohen nga Këshilli i Etikës, sepse është kompetenca e atij Këshilli, prandaj, ne do të presim vendimin përfundimtar të Këshillit të Etikës”, tha Qerimi.
I pyetur nëse do të ketë vendim për shkarkimin e profesorit në fjalë, Qerimi tha se në këtë mënyrë nuk kanë pasur ndonjë rekomandim të tillë nga njësia përkatëse.
“Ne do të veprojmë, kur emërojmë dikë ta zëmë si senat akademik ose kur e avancojmë dikë në thirrje akademike, këtë e bëjmë mbi bazën e propozimit të njësisë përkatëse akademike dhe në këtë mënyrë ne nuk kemi pas ndonjë rekomandim të tillë nga njësia përkatëse, ankesë ose denoncim institucional zyrtar.
Gjithë ajo çfarë kemi pasur ka qenë vendimi i fundit i Këshillit të Etikes, i cili gjithashtu nuk rekomandon ndonjë masë specifike. Por, duke pas parasysh se ka denoncime të hapura dhe në pritje të një vendimi nga ana e Këshillit të Etikes për të, ne morëm vendimin e sotëm për suspendim efektiv të menjëhershëm”, u shpreh ai.
Qerimi tha se ajo çfarë ka ndodhur ndër vite në lidhje me profesorin, Bekim Bejta, është problem real, porse ka pasur vendime të ndërkohëshme.
“Ajo çfarë ka ndodhur ndër vite në të vërtetë është problemi real, sepse denoncimi i parë ndaj tij ka qenë në vitin 2016 dhe ka pas disa vendime të ndërkohshme gjatë atyre viteve, prandaj, për ato mund të pyesni dikë tjetër pse nuk është ndërmarrë asgjë…
Ndërsa, sa i përket Këshillit të Etikës, ne po punojmë që t’i mbështesim ata në kuptim institucional që ata të jenë në një pozicion të veprojnë në mënyrë më efikase”, tha mes tjerash Qerimi.
Nëse ka ankesa të tilla edhe për profesorë të tjerë, rektori i UP-së tha se nuk janë në dijeni për ankesa të tilla.
“Nuk jam në dijeni të ankesave ndaj profesorëve të tjerë, sigurisht se ne kemi menaxhmentet e njësive akademike, ato kanë komisionet e tyre disiplinore, studentet kanë përfaqësuesit e tyre e gjithashtu kanë mundësi që të ngrisin në çdo kohë ankesa”, tha ai.
Ndërkaq, në lidhje me dyshimet që kanë ngritur disa studentë ndaj të njëjtit profesor për ngacmime seksuale, ai nënvizoi se nuk ka ndonjë informacion të tillë, por shtoi se do ta orientojë te zyrtarja përgjegjëse në rektorat, Drita Hyseni.
Dy javë më parë në media është publikuar një audioincizim, në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta, duke iu drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.
Më 6 prill 2023 aktivistët e organizatës studentore Studim, Kritikë dhe Veprim (SKV) kanë protestuar para Rektoratit të UP-së me kërkesën që të merren masa ndaj profesorit universitar Bekim Bejta, i cili ligjëron në Fakultetin e Filologjisë. Ndërkaq, sot, është bërë e ditur se profesori Universitar, Bekim Bejta është suspenduar nga puna në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët