Në Gjykatën e Prishtinës ka vazhduar gjykimi i Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit për rastin e 400 kilogramëve kokainë që ishin gjetur në oborrin e kompanisë “MC Food” në hyrje të Lipjanit në vitin 2021.
Kokaina kishte qenë e kamufluar në paketim të mishit të pulës në kamionin i cili po e bartte atë.
Në seancën e së enjtes, 11.04.2024, ka vazhduar dëshminë dëshmitarja Mimoza Haxha. Ajo e kishte filluar dëshminë në seancën e datës 27.03.2024.
Dëshmitarja në kompaninë “MC Food” asokohe kishte mbajtur pozitën e asistentes në Departamentin për Import, kurse drejtor i kishte qenë Faton Vrajolli e pronar i kompanisë Izet Sheqiri.
Gjatë dëshmisë ajo dha detaje mbi kontratën e ripërpiluar mes kompanisë “MC Food” dhe kompanisë “Seara”, detaje për transportin e kontejnerit, i cili kishte ardhur nga Brazili deri në portin e Durrësit e pastaj nga porti deri në kompaninë “MC Food”, në oborrin e së cilës ishte gjetur droga.
Ajo tregoi se kontejneri në fjalë kishte qëndruar në portin e Durrësit derisa kishte ardhur në kompani diku 1 javë, maksimumi 10 ditë, kurse transportin e tij nga porti deri në kompani e kishte bërë shoferi Fehmi Bytyçi.
Ajo shtoi se radhën për kryerjen e transportimit e kishte pasur ky shofer dhe vetë dëshmitarja e kishte zgjedhur sipas radhës.
“Në momentin që arrin kontejneri në portin e Durrësit marr konfirmim me vazhdu me procedurat e mëtejme që janë njoftimi i shoferit që të shkojë për ta marrë kontejnerin. Konfirmimin e marr nga drejtori i importit. Kur e marr konfirmimin nga Fatoni, nuk e marr konfirmimin se cili shofer me shku. Unë e marr renditjen me radhë dhe në këtë rast ka qenë radha e Fehmi Bytyçit”, rrëfeu ajo në Gjykatë.
Ajo tha se kontejneri kishte arritur në kompani më 15.05.2021 dhe kishte qenë ditë e shtunë.
Dëshmitarja tha se nuk kishte njohuri se si kryhet inspektimi si procedurë, por shtoi se kishte pasur raste kur kishin pranuar mallin në mënyrë të çrregullt.
“Për shkak se kemi pasur shumë çrregullime në sasinë e mallit në kontejnerët e fundit ne kemi vendosur që secilin kontejner që hapet të fotografohet/ incizohet. Kjo procedurë bëhet nga shoferi. Këto fotografi ose incizime më dërgohen mua në Viberin e punës. Që të kemi fakte apo dëshmi se si ka qenë kontejneri në momentin e hapjes. Patjetër se i dërgohet edhe furnitorit në fjalë. Hapja e kontejnerit bëhet në terminal në Kosovë. Aty besoj se duhet të jetë edhe shoferi. Zakonisht duhet me qenë edhe ai prezent”, shtoi dëshmitarja.
Kjo dëshmitare do të vazhdojë dëshminë e saj më 12.04.2024 në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës para trupit gjykues, të kryesuar nga Musa Konxheli dhe me anëtarët Valbona Musliu Selimaj dhe Valon Kurtaj.
Ndërkaq aktakuza po përfaqësohet nga prokurori special Valdet Gashi.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importimin e produkteve të pulës së ngrirë, dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.
Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021 në sasi prej 400 kilogramësh.
Aktakuza ndaj të akuzuarve është ngritur më 14.11.2022.
Në seancën fillestare të datës 02.06.2023, Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi, Kadri Sheqiri dhe Fehmi Bytyçi nuk e patën pranuar fajësinë për akuzat që u vihen në barrë. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit