LAJMI I FUNDIT:

Rasti i trevjeçarit në Fushë Kosovë – 48 orë ndalim për njërën edukatore dhe kuzhinieren, deklaratat e familjarëve dhe avokatëve

Rasti i trevjeçarit në Fushë Kosovë – 48 orë ndalim për njërën edukatore dhe kuzhinieren, deklaratat e familjarëve dhe avokatëve

Të hënën në orët e vona në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihet se si një fëmijë i moshës 3-vjeçare tërhiqej zvarrë nga dy edukatore në një çerdhe në Fushë Kosovë.

Pas publikimit të rastit në media institucionet e vendit kanë nis edhe hetimet.

Në orët e mëngjesit të së martës Inspektorati i Arsimit kishte shkuar në këtë institucion dhe më pas edhe Policia e Kosovës, raporton Telegrafi.


Pas marrjes në pyetje në orët e pasdites Policia e Kosovës të martën ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh. 

Në raportin policor bëhet e ditur se në ndalim janë njëra edukatore e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë dhe kuzhiniera, që dyshohet për keqtrajtim.

Sipas njoftimit, të dyshuarat janë N.M 64-vjeçare si dhe N.H 56-vjeçare.

Të njëjtat dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

U rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu U rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë Kosovë

“Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase  Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një deklaratë për media kishte thënë se rasti nuk është i izoluar dhe se do të marrin masa ndaj abuzuesve të fëmijëve.

Fitore Geci, nëna e 3-vjeçarit ka folur lidhur me rastin. Ajo ka treguar se si në kopsht e kanë thirrur edukatoret për të treguar për problemet që i ka bërë djali i saj.

Ajo tutje ka thënë se djali i saj ka probleme shëndetësore dhe sipas saj edukatoret e kopshtit nuk e kanë ushqyer.

Sipas saj, fëmija në këtë kopsht është duke shkuar që nga 1 shtatori.

Flet nëna e 3-vjeçarit: Djali ka probleme shëndetësore, edukatoret nuk e ushqyen
Lexo po ashtu Flet nëna e 3-vjeçarit: Djali ka probleme shëndetësore, edukatoret nuk e ushqyen

Para mediave ka folur edhe avokati i familjes së 3-vjeçarit, Nasuf Hasani, i cili ka thënë se pret që organet e drejtësisë të veprojë sipas procedurave.

“Uroj të mos ketë më raste të tilla. Është hera parë, fëmija ka trauma, sa i përket kopshtit tashmë është e pamundur të dërgohet, ai ka qenë edhe i izoluar nga fëmijët tjerë. Edhe gjatë natës, ai po ka truma, nuk dëshiron të kujtojë muhabetet rreth kopshtit, ai duhet t’i nënshtrohet tretmanit të psikologut”, ka thënë avokati.

Por, akuzat ndaj klientes së tij i ka hedhur poshtë avokati i njërës prej edukatoreve të çerdhes “Gëzimi Ynë”.

Bajram Zogiani, avokat i edukatores N.M, ka thënë se rasti është hiperbolizuar fillimisht nga mediat e më pas nga familjarët.

Teksa ka mohuar akuzat për keqtrajtim, Zogiani ka shtuar se qëllimi i edukatores ishte mbrojtja e fëmijës.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim për pamjet filmike të publikuara lidhur me qasjen e edukatoreve dhe trajtimin ndaj një fëmije 3 vjeçar në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.

Momentet e të ushqyerit, pushimit, gjumit apo aktiviteteve dhe lojërave të tjera, janë të natyrës edukative dhe rekreative.

“Prandaj, çdo qasje e papërshtatshme, e vrazhdë apo e dhunshme e përdorur nga edukatoret, për të detyruar fëmijën që t’i realizojë ato përmes presionit, tërheqjes, zvarritjes, dhunës verbale apo fizike, përbën një shkelje të rëndë e cila dëmton të gjitha sferat e zhvillimit të fëmijës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori