Sot janë konfirmuar 40 raste të reja me coronavirus në Kosovë, kurse 6 persona janë shëruar.
Sipas institutit, sot më së shumti raste janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 10 raste.
8 raste në komunën e Vushtrrisë (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), 7 raste në Prizren (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), 6 raste në Fushë Kosovë (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), 5 raste në Obiliq (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë).
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të dielën, ka miratuar disa masa lehtësuese të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nga e hëna (8 qershor), qytetarët që hyjnë në Kosovë, përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por ata do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore, do t’u merren të dhënat, që më pas Qendrat e Mjekësisë Familjare, në komunat përkatëse do të monitorojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Zemaj tha se me këto veprime do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, veçanërisht e qytetarëve që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës. Ai po ashtu kërkoi që të rritet numri i inspektorëve, të cilët do të monitorojnë nëse qytetarët, bizneset dhe institucionet e tjera, po respektojnë rekomandimet për të frenuar përhapjen e coronavirusit.
Po ashtu, nga 8 qershorit, Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë orarin e kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.
Ministri Zemaj tha se këto lehtësime të masave po bëhen pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare