Depueti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka reaguar pas shkarkimit të këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi. Selmanaj ka thënë se vendimi i Kurtit për shkarkimin e tij ka ardhur me vonesë dhe si pasojë e presionit publik.
Selmanaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gashi ishte këshilltari i preferuar i Albin Kurtit.
“Vonë, Albin! Vonë, shumë vonë, pasi që lajmi mori dhénë, ju u zgjuat! Pas një reagimi të fuqishëm të qytetarëve dhe, madje, edhe pas deklaratave të Beogradit zyrtar, ju u detyruat nga presioni publik ta lironi nga detyra këshilltarin tuaj shumë të dashur e të preferuar! Ja sa shumë e vlerësoni dhe sa shumë ju dhimbset pse po detyroheni ta lironi nga detyra këshilltarin tuaj të dashur!!! “E falënderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, kështu kishte deklaruar kryeministri në detyrë! Falënderime e vlerësime, e madje tregoi se si kishte mësuar nga këshilltari Shkëlzen Gashi…. “nga kjo vështirësi kam mësuar”…, pastaj edhe lirimi nga detyra, çfarë hipokrizie”, ka shkruar Selmanaj, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se një kryeminsitër i përgjegjshëm nuk do të mbante asnjëherë këshilltar si Shkëlzen Gashi në kabinetin e tij.
Selmanaj ka thënë se Gashi që prej vitesh e përkrah raportin e Dick Martyt për UÇK-në.
Deputeti Selmanaj ka thënë se Gashi është dashur të shkarkohet menjëherë pas intervistës së dhënë.
“E para, Një kryeministër i përgjegjshëm nuk mban në kabinetin e tij njerëz si ky Shkëlzeni që këto “ide” i ka promovuar edhe më herët për të cilat, nuk besoj që ju nuk e keni ditur!!! Mjafton për ta lexuar shkrimin e tij “Apo shpif Dick Marty?”, të cilin e ka të publikuar nga janari i 2011-tës. Dhe këtë e quan mendim kritik? T’ia mbashë anën agresorit dhe të akuzosh viktimën, ky qenka mendim kritik? Të mbrosh interesat shoveniste serbe, e të akuzosh, pa fakte, ata që mbrojtën familjen, shtëpinë, ky qenka mendim kritik?!! E dyta, Menjëherë pas përfundimit të intervistës ështe dashur me telefon ta shkarkoni dhe të distancoheni publikisht ndaj deklaratave te tij që ishin të njëjta me gjuhën dhe mentalitetin e regjimit fashisht të Serbisë së Millosheviçit! Ky shpërthim i Shkëlzen Gashit, nuk ishte rastësi e as i papritur! Vonë, Albin!”, ka shkruar Selmanaj.
Deklarata e këshilltarit të kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi,se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ka ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e cilësuan skandaloze këtë deklaratë të Gashit.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte reaguar pas deklaratës së këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

12.000 vreshtarëve nga RMV, u janë paguar rreth pesë milionë euro subvencione

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë