LAJMI I FUNDIT:

Rashiq: Numër i vogël i serbëve nga Kosova votuan në zgjedhjet e Serbisë

Rashiq: Numër i vogël i serbëve nga Kosova votuan në zgjedhjet e Serbisë

Serbët e Kosovës, nuk i janë përgjigjur në numër të madh ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare më 17 dhjetor.

Kështu thotë, Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq tha se sipas informacioneve që ai ka, edhe një pjesë e atyre që e kanë pasur “detyrë” nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje.


“Dalja në zgjedhje e serbëve nga Kosova ka qenë shume e vogël, bile edhe ata që kanë pas për “detyrë” të cilët paguhen nga institucionet e Serbisë nuk kanë shkuar në zgjedhje. Prandaj, edhe pse Vuçiqi krenohet për përqindjen e votave, por nuk e tregon sa kanë qenë, një numër shumë të vogël të votave nga Kosova ka marrë”, tha Rashiq në Teve1.

Sipas tij, qytetarët serbë e kanë kuptuar se Vuçiq manipulon dhe mashtron.

Serbia dy palë zgjedhjet e fundit të mbajtura, ka organizuar dërgimin e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në Serbi.

Madje, kjo është bërë edhe duke i paguar.

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori