Kosova ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen miqësore ndaj Burkina Fasos të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat të thellë 5-0.

Në këtë ndeshje kishte pesë shënues të ndryshëm, duke e nisur me Fidan Alitin, ndërsa pas tij shënuan edhe Astrit Selmani, Mërgim Vojvoda, Milot Rashica dhe Toni Domgjoni.


Rashica ka folur pas ndeshjes duke thënë se është shumë i lumtur për golin e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi më parë nuk kishte arritur të gjente rrjetën në këtë stadium.

kosova burkinafaso1  1

“Ma në fund erdhi goli, është pak për t’u çuditur se kam luajtur shumë ndeshje këtu. Jemi që tri-katër ditë me trajnerin e ri, na duhet pak më shumë kohë, me video e analiza për ta kuptuar filozofinë dhe lojën që kërkon trajneri”.

“Besoj që sonte e kemi pas ndeshjen në kontroll”.

“Zvicra? Normal, besoj që ka me qenë një ndeshje jo e lehtë, sepse do të luajnë kundër një kundërshtari të fortë. Dihet se në Zvicër ka shumë shqiptarë dhe në stadium do të ketë shumë tifozë tanë”, ka thënë Rashica.

kosova burkinafaso9  1

Kosova ndeshjen miqësore të radhës e zhvillon të martën më 29 mars, kundër së Zvicrës në Zurich.  /Telegrafi/

telegrafi sport app