Milot Rashica ka vazhduar shkëlqimin në futbollin gjerman, teksa ka realizuar edhe golin e dytë këtë edicion.

Sulmuesi nga Kosova ka gjetur golin në përballjen që skuadra e tij Werder Bremen po e zhvillon në udhëtim te Borussia Dortmund.


Reprezentuesi i Kosovës u shërbye bukur nga Eggestien dhe realizoi në minutën e 14-të për epërsinë e Werderit 0-1.

Ky ishte goli i dytë sezonal për Rashicën, i cili ka edhe pesë asistime në Bundesliga këtë edicion. /Telegrafi/

telegrafi sport app