Newcastle United po intensifikon përpjekjet për të siguruar shërbimet e Marcus Rashford gjatë kësaj vere. Burime të afërta me lojtarin dhe industrinë e agjentëve kanë konfirmuar për CaughtOffside se Magpies po bëjnë “lëvizje serioze” për një marrëveshje.

Rashford, pritet të largohet nga Manchester United pas një rënieje të dukshme të rolit të tij nën drejtimin e trajnerit të ri Ruben Amorim.


Sezonin e kaluar, lojtari i kombëtares angleze u huazua te Aston Villa për gjysmën e dytë të kampionatit dhe tani po shqyrton hapin e tij të ardhshëm.

Edhe pse Rashford thuhet se favorizon një transferim te Barcelona, mbetet e paqartë nëse katalanasit do ta bëjnë prioritet këtë verë.

Ndërkohë, Newcastle e sheh Rashford si një alternativë ndaj Anthony Elanga të Nottingham Forest, për të cilin një ofertë e fundit u refuzua.

Klubi nga St James' Park po ndjek aktualisht një marrëveshje huazimi, ndërsa Manchester United preferon shitjen e tij për një çmim rreth 40 milionë funte.

Pavarësisht interesit nga klube si Tottenham, AC Milan, Juventus dhe Bayern Munich, Newcastle thuhet se është në krye të garës për Rashford në këtë fazë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app