LAJMI I FUNDIT:

Raportohet për 38 të vdekur pasi një zjarr i madh përfshiu një fabrikë në Kinën qendrore

Raportohet për 38 të vdekur pasi një zjarr i madh përfshiu një fabrikë në Kinën qendrore

Një zjarr në një fabrikë në Kinën qendrore vrau dhjetëra njerëz të hënën, sipas mediave shtetërore kineze, i fundit në një varg aksidentesh industriale fatale që goditën vendin në vitet e fundit.

Gazeta shtetërore Henan Daily raportoi të martën se dy persona të raportuar më parë të zhdukur ishin gjetur të vdekur pas zjarrit në fabrikë në Anyang, provincën Henan, duke e çuar numrin e të vdekurve në 38, përcjell Telegrafi.

Dy të tjerë po trajtoheshin për lëndime të lehta, njoftoi transmetuesi shtetëror CCTV të martën.


Policia ka arrestuar një numër të paspecifikuar të dyshuarish në lidhje me zjarrin, të cilit zjarrfikësve iu deshën gati shtatë orë për ta shuar, sipas CCTV.

Sipas gjetjeve paraprake, zjarri u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik, raportoi Henan Daily, duke cituar autoritetet.

Kina ka parë një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.

Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Deputetja fshin karrigen e parlamentit me flamurin e Serbisë, shkakton zemërim tek qytetarët

Serbia
Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

Evropa
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Amerika
Kalo në kategori