Javët e fundit, koronavirusi është shqetësimi kryesor i shumë shteteve të globit. Në Kosovë tashmë janë konfirmuar mbi 30 raste, megjithatë shoqëria kosovare kishte informacione të shumta e të ndryshme lidhur me këtë pandemi, ende pa u shfaqur ndonjë rast në Kosovë. Si pasojë e mënyrës së raportimit të mediave, qytetarët nisën ta ndjejnë frikën, sidomos pas shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri. Mediat, nëpërmjet raportimit mund të vendosin agjendën e debatit publik, kështu që pas çështjes së tarifës ndaj mallrave të Serbisë dhe marrëdhënieve Kosovë-ShBA, tema tjetër më e diskutuar për publikun kosovar është koronavirusi.
Profesori amerikan Bernard Cohen, thotë se media mund të mos jetë e suksesshme në atë se si duhet të mendojnë njerëzit, por është e suksesshme për t‘u treguar atyre për çfarë të mendojnë. Ndjeshmëria në raportimet për rastet që ndërlidhen me shëndetin, si çështja e koronavirusit, kërkon nga gazetarët që të jenë shumëfish më të kujdesshëm kur raportojnë për tema të tilla. Mediat duhet të kryejë funksionin e informimit të shoqërisë, mirëpo këtë duhet ta bëjnë duke e ndërgjegjësuar shoqërinë për një epidemi si kjo e koronavirusit e asnjëherë të mos mendojnë të përfitojnë nga situata për më shumë klikime apo shikueshmëri.
Pra, mediat mund t’u dalin në ndihmë institucioneve përgjegjëse, duke shpërndarë informacionet e nevojshme të mbështetura në rekomandimet e ekspertëve të fushës, me qëllimin kryesor që të plotësohet nevoja e publikut për informim të drejtë, të qartë dhe të shpejtë. Nën thjerrëzat e gazetarit dhe të mediave, çështjet më të rëndësishme janë tri: informimi i saktë i publikut për koronavirusin, shmangia e gjuhës dhe elementeve sensacionale, si dhe kujdesi i shtuar në përdorimin e pamjeve për të mos krijuar panik te publiku.
Raportimi për koronavirusin sa është i nevojshëm, mund të jetë edhe i dobishëm, mirëpo gazetarët duhet të tregojnë shkallë të lartë profesionalizmi duke shmangur publikimin e informacioneve jozyrtare. Gazetari nuk duhet të përdorë tituj me fjalët ‘rrezik për jetën’, ‘katastrofë’, ‘vdekjeprurës’ etj., sepse devijon nga misioni i tij dhe faktikisht, një raport me elemente sensacionale ka të vetmin qëllim, rritjen e klikimeve/shikimeve. Titulli “Koronavirusi vdekjeprurës është më ngjitës dhe i rrezikshëm se sa pritej” është nga ata titujt që duhet të shmangen. Të tjerë tituj të papërshtatshëm që u publikuan këto ditë nga mediat tona ishin: “Shifra alarmante: Koronavirusi mbyt…”, “Koronavirusi vret një tjetër person…”, “Koronavirusi: Vaksina do vonojë, katastrofë nëse përhapet tek vendet e varfra” etj. Gjithashtu, përdorimi i fotografive apo videove duhet të bëhet duke respektuar parimet profesionale dhe etike gazetareske, për të qenë në shërbim të raportimit dhe jo të tërheq vëmendjen te diçka tjetër që mund të trazojë qetësinë e publikut. Ngarendja për të publikuar lajmin, shpesh shtyn gazetarin të mos ia jap rëndësinë e nevojshme përzgjedhjes së fotografisë apo pamjeve, ndërkohë që në raportimet për situatat të tilla një detaj mund të mjaftojë për të shkaktuar panik në shoqëri.
Një tjetër gjë për të cilën mediat duhet të kenë kujdes është respektimi i privatësisë së individëve të prekur nga koronavirusi. Gazetarët nuk duhet të zbulojnë identitetin e atyre individëve, pavarësisht se ai lajm mund të zgjojë interes. Normat etike të gazetarisë e trajtojnë raportimin etik karshi privatësisë apo interesit publik dhe përcaktojnë që për personat të cilët nuk janë figura publike, në raportim nuk duhet të zbulohet identiteti po duhet të përdoren vetëm inicialet.
Sidoqoftë, në një kohë të mbushur me dezinformata, qytetarët duhet të jenë tejet të kujdesshëm se ku i marrin informacionet lidhur me koronavirusin, qoftë për rrezikshmërinë e virusit apo edhe për masat mbrojtëse. Ndaj, kjo temë ndërlidhet me edukimin medial, gjykimin ndaj përmbajtjeve mediale dhe mënyrën se si duhet të përdoren mediat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Suedia në BBVK: Vëllai i Xhenetës vjen me urgjencë në Kosovë
Huliganëve serbë u dështon keq plani për ndeshjen Rumani-Kosovë
Autoritetet zvicerane dëshpërojnë huliganët serbë – ua marrin flamujt provokativ nga dora
Scholz telefonoi Putinin, reagon ashpër Zelensky: Është hapur kutia e Pandorës
Drenusha mbi trashëgiminë familjare: Babai në testament e ka lënë që pasuria të ndahet në mënyrë të barabartë
Zhvillime dramatike në Bejrut - regjistrohet momenti kur raketa izraelite goditi një ndërtesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët