LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Borrellit, Bislimi: Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës

Raporti i Borrellit, Bislimi: Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka folur sot në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me largimin e masave ndaj Kosovës.

Ai para deputetëve tha se me aq është në dijeni raporti i Josep Borrellit do të jetë pozitiv dhe do të rekomandohet heqja e masave.

“…Besojmë se do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me aq sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, është shprehur Bislimi, raporton Telegrafi.


Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve
Lexo po ashtu Qeveria në pritje të raportit të BE-së për heqjen e masave: Borrell të konstatojë përmbushjen e kushteve

Ai tha tutje se të gjitha veprimet që janë kërkuar nga Kosova janë plotësuar.

Ndryshe, Bislimi gjatë paraqitjes së tij para deputetëve tha se janë katër lloje të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat sipas tij bazën ligjore e kanë shumë diskutabile.

Ai bëri të ditur se ndër masat janë pezullimi i punës së trupave të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, është suspenduar puna në miratimin apo aprovimin e fondeve për IPA 2024.

Bislimi po ashtu tha se janë pezulluar aprovimet e reja për projekte, saktësisht aplikimet për kornizën investive të Ballkanit Perëndimor.

I dyti i Qeverisë po ashtu u shpreh para deputetëve se thënë se Kosova nuk do të ftohet në takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të ketë vizita bilaterale.

“Mundeni me analizu se në ç’masë janë respektuar këto masa…. ka pasur takime të nivelit të lartë bilateral e multi-leteral…. Për dijeninë tuaj nuk është pezulluar asnjë projekt i BE-së që ka qenë duke u zbatuar”, tha ai.

Sipas tij, ajo që ka ndodh është se projektet IPA që është dashur të kontraktohen nga fillimi, kontaktraktimi i tyre është shtyrë deri në heqjen e masave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori