Të tjerët nuk qeshin më ose, të paktën, e bëjnë duke kujtuar goditjet që kanë marrë.
Gary Lineker ka qenë i pari që ka bërë “autoironi” në Twitter, duke cituar mesazhin e publikuar më 13 korrik 2015, kur Claudio Ranieri u zgjodh si trajner i Leicester “Claudio Ranieri? Me të vërtetë?”, ka shkruar atëherë.
Tani tonet kanë ndryshuar, me një pikëpyetje më pak “Claudio Ranieri ka nënshkruar me Leicester si sot një vit më parë. Claudio Ranieri? Po, me të vërtetë”.
Sepse tekniku italian, i cili është nderuar me Urdhrin e Meritës nga Republika Italiane, ka fituar Premier League, duke realizuar një nga arritjet më të mëdha të historisë së futbollit. Në epokën e shpenzimeve milionere, në kampionatin më të pasur të botës me sheikët e Manchester Cityt, Abramovichin Chelseait dhe blerjet e çmendura të Manchester United, ka triumfuar trajneri roman me Vardy, Mahrez dhe të tjerë të panjohur që tani i kërkojnë të gjithë sepse janë kthyer në heronj.
Leicester është grumbulluar dy ditë më parë në Stegersbach, në Austri, me pak mungesa, për shkak të lojtarëve që kanë luajtur me kombëtaret, dhe më i pasur në krahasim me sezonin e kaluar, me katër fytyra të reja: Ren Robert Zieler, portier i marrë nga Hannover (“Do të rivalizojë me Schmeichel, na duhen alternativat”), Luis Hernandez, mbrojtës i datëlindjes 1989 i marrë me kosto zero, dhe mbi të gjithë Papy Mendi dhe Ahmed Musa.
“Papy-n e njoh mirë, – ka thënë Ranieri. – E kam pasur te Monaco, ishte i ri dhe kam qenë unë që e kam marrë në ekipin e parë, me mua ka luajtur shumë ndeshje. Ka një karakter fantastik, është si kante: buzëqesh gjithmonë dhe punën shumë”. Musa ka kushtuar 30 milionë euro, blerje rekord në historinë e klubit: “Na sjell shpejtësi: nuk e di nëse është i shpejtë sa Jamie Vardy, por është e rëndësishme të kesh një aeroplan në ekip. Mos harroni: ne jemi RAF (Royal Air Force) dhe Musa është një nga ata”.
Katër fytyra më shumë, ndoshta ndonjë më pak, nëse Kante do të largohet. “Kam ardhur këtu një vit më parë dhe jam prezantuar me lojtarët. Njihja vetëm Huth sepse e kam pasur te Chelsea, por kemi krijuar një marrëdhënie të mirë që në momentet e para. I shikoja si punonin gjatë stërvitjeve dhe kanë qenë fantastikë. Këtë vit e kemi filluar në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin intensitet dhe përqendrim. Shpresoj që të rrinë të gjithë dhe bashkë me të rinjtë të kemi një grup të bukur që do të luftojë deri në fund”, ka thënë Ranieri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë