Politologu Ramush Tahiri, konsideron se arritja e konsensusit të partive politike, është një hap i mirë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në një prononcim për Telegrafin, Tahiri ka thënë se nëse partitë shqiptare merren vesh, përfshirë Vetëvendosjen, atëherë do të ulnin kushtëzimin e Listës Serbe dhe ta defaktorizonin atë, e cila sipas tij po bllokon proceset në momentet apo në vendimet kyçe duke shprehur interesat e presidentit të Serbisë Vuçiq.
“Nëse partitë politike si deklarojnë, kanë arritur më në fund konsensusin për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit për mbledhjen e caktuar të merkurën, ky do të ishte një hapë përpara por do të duhej që të kenë edhe së paku një votë apo dy përkrahjeje nga deputetët e Vetëvendosjes apo të Listës Serbe. Për momentin duket se ka dallime të shpjegimit të procedurave për ratifikim ndërmjet partive politike në Kosovë. Zgjidhja e ofruar është që për këtë vendos Kuvendi përkatësisht Sekretarja sipas rregullores së punës. Pra validiteti juridik i dokumenteve që miratohet”, ka thënë Tahiri.
Edhe analisti Imer Mushkolaj u shpreh se arritja e një kompromisi se çfarë duhet të përmbajë ligji, që do të votohet është e domosdoshme.
Mushkolaj theksoi se tashmë AAK-ja dhe LDK-ja me qasjen e tyre po përpiqen të arsyetohen para elektoratit të tyre, por sipas tij është e qartë se do të votohet versioni i vitit 2015.
“Besoj se deri të mërkurën do të gjendet një zgjidhje dhe projektligji do të miratohet”, tha Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin.
Ndryshe, pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit, seanca për demarkacionin është ndërprerë, për të vazhduar të mërkurën në ora 10:00.
Duhet kujtuar se ratifikimi i demarkacionit në seancën e paralajmëruar për të mërkurën pritet t’i hap rrugë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri