Profesori i ekonomisë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, Berim Ramosaj, në një intervistë për Telegrafin ka folur për rritjen e pagave nga Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Rritja e pagave në masën që është bërë, sipas tij, duhet të jetë mirë e planifikuar. Madje sipas tij, në shtetet të cilat kanë një disiplinë financiare rritjet e tilla bëhet me planifikime afatgjate.
“Vendimi për rritjen e pagave në masën që është bërë nga Qeveria e Kosovës, nëse dëshirohet të respektohet disiplina financiare do të duhej të planifikohet së paku një vit më herët. Një vendim i tillë do të ketë ndikime buxhetore të cilat do të reflektojnë edhe në projekte të caktuara. Pezullimi i ndonjë projekti në emër të rritjes së pagave, është një sinjal i keq për Kosovën”, tha ai.
Ramosaj ka thënë se rritja e pagave mund të krijojë pakënaqësi sociale në vend.
“Kjo rritje mund të krijojë pakënaqësi te kategoritë e tjera, dallimet në të ardhura në mes të bartësve të institucioneve me të ardhurat mesatare qoftë në sektorin publik apo privat, jam një sinjal për pabarazi në kuptimin e raporteve ndërmjet qytetarëve në një shtet”, tha ai.
Përveç pakënaqësive të qytetarëve dhe sindikatave në vend vendimi i Qeverisë për t’i rritur pagat për kabinetin qeveritar dhe këshilltarët e tyre do të kenë ndikime edhe në raportet mes Qeverisë së Kosovës dhe FMN-së, shkruan Telegrafi.
“Për ndryshime të tilla në shpenzime, Qeveria e Kosovës nuk do ta ketë mbështetjen e Fondit Monetarë Ndërkombëtar, e as të institucioneve të tjera relevante ndërkombëtare, të cilat janë edhe monitorues të shpenzimeve”, tha Berim Ramosaj, profesor i ekonomisë .
Ai thotë se ministri i Financave duhet të mos e nënshkruaj rritjen e pagave edhe pse siç thotë ai “nuk ka dal nga ekipi për të ndryshuar vendimin e Qeverisë.
“Deri tash ministri i Financave,sa do që ka pasur deklarime nuk ka dal nga ekipi në kuptimin e realizimit të këtij vendimi. Nuk besoj që ai e ka guximin politik e intelektual të ndryshojë një vendim të cilin e merr Qeveria. Por nëse ministri i Financave apo ndonjë individë tjetër, mendon ndryshe në raport me vendimet që merr Qeveria atëherë është shumë më njerëzore dhe politikisht e arsyeshme të largohet”, ka thënë Ramosaj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruajë marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!