Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë që të kenë unitet në këtë periudhë pandemie.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deri më tani vendimet e pakoordinuara kanë krijuar çoroditje në veprim.


Postimi i plotë:Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, të nderuar ministra të Qeverisë. Ju lutem! Në menaxhimin e situatës tashmë të krijuar nga pandemia COVID-19, të jeni unifikues si institucion në vendimet që i nxjerrin, të cilat ju adresohen Komunave për zbatim. Deri me tani Vendimet e pakoordinuara të dala nga ju, na kanë krijuar çoroditje në veprim. Situatat Emergjente kërkojnë veprime praktike e konkrete. E në veçanti vendime të unifikuese, nga njëri prej juve! /Telegrafi/