Ramos i shpëton dënimit nga UEFA pas goditjes me bërryl të Kariusit

UEFA ka vendosur të mos e dënojë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos për goditjen e tij ndaj portierit të Liverpoolit, Loris Karius.
Kapiteni i Real Madrid goditi portierin e Liverpoolit në kokë me bërrylin e tij të djathtë gjatë një sulmi në Real Madrid.
Por, Ramos ka shmangur dënimin nga disiplinori i UEFA-s për përplasjen e tij me portierin Loris Karius në finalen e Ligës së Kampionëve të së shtunës.
UEFA ka një rregull që lejon rastet të hapen për rastet e sjelljeve të rënda që nuk janë parë nga zyrtarët e ndeshjes, por jo edhe në këtë rast.
Kjo pasi shtëpia më e madhe e futbollit evropiane kanë thanë se rregulli "nuk zbatohet në këtë rast".

Nga
Telegrafi
29/05/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































