Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si dhe biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi në një intervistë për Telegrafin ka folur për aderimin e tij në këtë parti si dhe arsyet e tij se pse hyri në listën e PDK-së për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Kelmendi tregoi se oferta e parë kohë më parë i erdhi nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e cila ofertë më pas pasoi nga u.d i kësaj partie, Enver Hoxhaj.
“Ishte një ofertë nga kryetari Kadri Veseli së pari, pastaj vazhdoj me u.d të kryetarit, Enver Hoxhaj dhe unë kam qenë në momentet e fundit të zgjedhjeve të kaluara mbështetës i PDK-së edhe isha përafruar shumë me PDK edhe pse kisha vendos që mos të merrem fare me politikë por u pa që ndoshta Kosova ka nevojë për përkrahjen time dhe unë personalisht po e ndjej veten pak të paangazhuar mjaftueshëm politikisht dhe u kyça për deputet në këtë PDK. PDK-ja ka qenë oferta e parë dhe e shpejta dhe unë e pranova atë”, ka thënë ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/01/eli-ramizi-2.png)
Mirëpo, se cili është qëllimi i Kelmendit që të jetë pjesë e kësaj kandidature nga kjo parti, ai shpjegoi:
“E dimë që gjendja ekonomike është më pozitive se që ka qenë dhe nuk duhet mohuar të arriturat e brezit të kaluar, apo qeveritë e kaluara që kanë bërë për këto 20 vjet pavarësi, por gjithmonë qytetari ka dëshirë të jetë më mirë. Ne kemi një numër të madh të qytetarëve të papunë, të regjistruar e që presin punë janë diku 130 mijë veta, ata që janë të regjistruar e që janë të aftë për punë janë diku 700 mijë veta”.
Ai theksoi se të rinjtë kanë nevojë që të punësohen dhe si qeveri e ardhshme Kelmendi tha se do të krijojnë ambient politiko-ekonomik dhe fiskal.
Në të kundërtën, siç tha ai, nëse nuk veprohet menjëherë atëherë Bashkimi Evropian do t’i hap dyert dhe të rinjtë do t’i shfrytëzojnë këto rrugë për punësim.
“Ata kanë nevojë të punësohen në Kosovë dhe ne si qeveri e ardhshme do të krijojmë ambient politiko-ekonomik dhe fiskal në mënyrë që ata të gjejnë vend punë këtu tek bizneset ekzistuese apo duke hapur bizneset e veta. Në të kundërtën nëse ne nuk veprojmë atëherë dyert e BE-së në momentin që hapen këta do t’i shfrytëzojnë për të kryer obligimin e vet me punësimin dhe do t’ia shohin hajrin shtetet e BE-së fuqisë intelektuale të të rinjve të Kosovës”, u shpreh ai.
Kelmendi tutje tha se kjo e ka detyruar që të mendoj për qytetarët dhe të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës, që numri i të papunëve të zvogëlohet.
“Kjo më ka detyruar dhe më obligon që gjithmonë të mendoj për qytetarët e mi dhe besoj që nëse do zgjidhem dhe do të jem në pozitën që edhe e meritoj do të kontribuoj maksimalisht që numri i të papunëve të zvogëlohet dhe që mos të ketë nevojë që asnjë qytetarët të mos shkoj jashtë, përveç për turizëm dhe afarizëm”, tha ai.
Gjatë intervistës ai po ashtu u pyet edhe nëse ka marr ndonjë ofertë për pozitën e ndonjë ministrie, mirëpo ai mohoi diçka të tillë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/01/eli-dhe-ramizi-222.png)
“Në pozitat e ministrit asnjëherë nuk kërkoj dhe nuk do të kisha pranuar”, tha kandidati për deputet nga PDK-ja.
Si PDK, Kelmendi tha se do ta fuqizojnë fondin për garantimin e kredive në vend.
“Të rinjtë le t’i qasen biznesit. Ne si PDK do ta fuqizojmë fondin për garantimin e kredive. Fondi për garantimin e kredive ekziston, por që mendojmë që do ta arrij vlerën diku 300 milionë dhe në bashkëpunim me bankat komerciale, ky 300 milionë është garanci shtetërore për hipotekën të cilët të rinjtë e Kosovës nuk e kanë, por edhe pa besueshmërinë prindërore për arsye se edhe prindi e ka shumë të vështirë ta qes në hipotekë shtëpinë e tij…Në këtë mënyrë shteti do e merr rolin e prindit…Unë i ftoj të rinjtë që projekti të jetë i duhur që ofron vet financim dhe punësim me të ardhura personale të nivelit mbi 500 euro…”
I pyetur se nëse do të zgjidhet ose jo deputet në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, a do të qëndroj gjatë në PDK, ai tha: “Këtë opsionin e mos zgjidhjes nuk e kam në temë… Fjalët e mia janë me bazë personale dhe profesionale dhe të gjitha fjalët që i kam thënë kanë zënë vend si dhe zënë vend, por edhe nëse nuk zgjidhem është vendimi i qytetarëve që vendosin, jo nga pamundësitë e mia por ndoshta edhe mosha e bën të vetën”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![LVV e PDK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/64541-780x439.jpg)
LVV e PDK "përleshen" për një fletëvotim në Prishtinë
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/njohjet-1-780x439.jpg)
Njohjet që s’i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës?
![LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
LDK shpreh dyshime për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit në Shtime
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë