Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, është duke i shijuar disa ditë pushimi pas angazhimeve të shumta që kishte gjatë kësaj vere.

Me këtë rast, ai është takuar me babanë e Rita Orës, Besnik Sahatçiun, derisa janë shfaqur së bashku në rrjetet sociale.


Është vet tenori i cili ka ndarë një postim në llogarinë e tij personale, Instagram, përkrah Besnikut.

ramelahaj 67792140 428631114669984 1698546536621621304 n Ramë Lahaj dhe Besnik Sahatçiu (Foto: Instagram)

Dyshja duket se kanë raporte tejet të mira dhe këtë e dëshmon edhe ky imazh, të cilët shfaqen tejet të lumtur.

Nga ana tjetër, tenori në mesin e shumë koncerteve, një të tillë e ka mbajtur edhe në Prishtinë me datën një gusht.

Ai po ashtu po vazhdon të jetë i angazhuar në koncerte të ndryshme në Evropë dhe më gjerë. /Telegrafi/