LAJMI I FUNDIT:

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it

Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
Foto: Arkiv

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani ka reaguar sot pasi nga Ministria e Mbrojtjes kanë konfirmuar se Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar një letër KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizimin  paraprak të tyre.

E pas këtij konfirmimi nga Ministria e Mbrojtjes se i kanë dërguar letër komandantit të KFOR-it, ka reaguar njohësi i sigurisë, Burim Ramadani i cili ka kërkuar nga ministri Ejup Maqedonci që ta publikoj letrën.

“Ministër Maqedonci, publikoje letrën drejtuar Komandantit të KFOR-it! Sot, Ministri i Mbrojtjes e paska konfirmuar se letrën që ia ka dërguar Komandantit të KFOR-it ka të bëjë me vendosjen dhe/apo lëvizjen e FSK-së në veri të Kosovës. E paska konfirmuar atë që e thash mbrëmë në Pressing T7 se letra është kërkuar pas një rasti ceremonial në veri të Kosovës. Por, për të sqaruar gjithçka, Ministri Maqedonci është më mirë ta publikojë letrën! Transparenca ndihmon demokracinë!”, shkruan Ramandani.


Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Lexo po ashtu Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dërguar një letër KFOR-it me zotimin se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri pa autorizimin  paraprak të tyre.

Lidhur me këtë nga Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për Telegrafin, kanë bërë të ditur se dërgimi i kësaj letre nga ministri Ejup Maqedonci ka qenë më shumë një sqarim sesa rizotim.

“Qëllimi i letrës ka qenë që të sqarohet që një angazhim i një njësie të FSK në një ndër katër komunat në veri të Kosovës që ka ndodhur pak ditë para dërgimit të letrës nuk ka pas qëllim tensionimin e situatës. Në letër Ministri ka sqaruar rrethanat e angazhimit të njësisë së FSK-së dhe si gjithnjë që e ka thënë dhe publikisht në media, është ritheksuar që institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të respektojnë zotimin e bërë më 19 prill 2013 për angazhimin e FSK-së në operacione në veri pas koordinimit paraprak me Komandantin e KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mbrojtjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori