Zekirija Ramadani nuk u nda aspak i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij që e treguan në duel me Ballkanin.

Kryetrajneri i Feronikelit sqaron edhe arsyet e formës së jo të mirë të Feronikelit në dy javët e fundit, duke përfshirë edhe barazimin 0-0 në xhiron e shkuar ndaj Flamurtarit.


“Mund të them që jam i gëzuar me fitoren, por aspak me lojën. Ishte një ndeshje e vështirë për faktin se Ballkani na e bëri ndeshjen të vështirë falë lojës së mirë që luajti sot, por edhe për faktin që patëm shumë mungesa”.

Zekirija Ramadani 1

“E di që nuk duhet të varemi nga futbollistë të caktuar, por skuadra me ta është më e harmonizuar”.

“Ndoshta na kanë bërë dëm ato dy fitoret bindëse ndaj Gjilanit dhe Trepçës ’89 duke u zhbllokuar herët, ndaj edhe po kemi telashe në dy ndeshjet e fundit”.

ekipa 1 e1554386086128

“Lufta për titull? Ka ende deri në fund, por e rëndësishme ishte të fitoni sot, pasi që skuadra do të fitonte qetësinë e nevojshme. Mbajtëm diferencën e pikëve ndaj ndjekësve më të afërt dhe kjo na jep vetëbesim për ndeshjet tjera”, deklaroi Zekirija Ramadani për Super Sport Kosova.

Feronikeli ka 59 pikë dhe është në pozitën e parë. /Telegrafi/

telegrafi sport app