Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka takuar sot mulla Hetem Sopjonin.

Rama thotë se në takim ka shprehur falënderimin për Mulla Sopjanin dhe të gjithëve për kontributin dhe rolin e tyre në kultivimin e bashkëjetesës fetare dhe unitetit


"Sot, e nisëm ditën me Mulla Hetem Sopjani me mendimet më të mira për të ardhmen dhe me urimet më të sinqerta për secilin. Ky fundvit është një mundësi e shkëlqyer për të reflektuar mbi përgjegjësitë që kemi ndaj vetes, familjes dhe atdheut tonë. Shpreha falënderimin tim per Mulla Sopjanin dhe të gjithëve për kontributin dhe rolin e tyre në kultivimin e bashkëjetesës fetare dhe unitetit, duke u bërë shembuj të vlerave të paqes, harmoni dhe respekti të ndërsjellë", ka shkruar Rama në Facebook.

471623070 898891752407337 920809482217143913 n

Tutje, ai ka pohuar se "në këtë fundvit, uroj që të vazhdojmë të ecim së bashku, për t’i bërë edhe më të fuqishme lidhjet tona, dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin në çdo hap të rrugëtimit tonë".

"Urime dhe mirënjohje për të gjithë, me shpresën për një vit të mbushur me shëndet, paqe dhe dashuri"./Telegrafi/

lo

t