Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka theksuar se po krijojnë korridorin e gjelbër mes Prishtinës dhe Obiliqit.

Rama thotë se Ditën e Tokës kanë nisur fazën e parë të mbjelljes së drunjve përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Obiliqin.


"Në Ditën e Tokës, bashkë me Kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, nisëm fazën e parë të mbjelljes së drunjve përgjatë rrugës që lidh Prishtinën me Obiliqin. Ky është vetëm fillimi dhe do të vazhdojë në faza deri në realizimin e plotë", ka pohuar Rama.

Mes tjerash, ai ka shtuar se bashkëpunimi ndërkomunal është kyç për një të ardhme më të pastër dhe më të shëndetshme./Telegrafi/