LAJMI I FUNDIT:

Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për situatën në veri të Kosovës. 

Gjatë diskutimit të tij në panelin e diskutimit mbi Ballkanin, “Open Roads: Balkans Back in Business” në Bratislavë të Sllovakisë, Rama është pyetur se çfarë mendon për vendosjen e ushtrisë serbe në kufirin verior të Kosovës.

Rama është përgjigjur se ky veprim është një “show i jashtëzakonshëm emocional i politikës së brendshme”.


“Vendosja e ushtrisë serbe në kufij me Kosovën ka një fuqi të barabartë me zero. Situata është njësojë sikur ushtria meksikane të vendoset në kufij me Shtetet e Bashkuara”, tha Rama, duke shtuar se “çfarë mund të bëj, me gjithë respektin. Unë e dua Meksikën”.

Rama tha se ushtria në kufij nuk mund të bëj asgjë gjë dhe gjithçka bëhet për politikën e brendshme.

Kryeministri nënvizoi me herët edhe për fondet e BE-së. Ai tha se bëhet fjalë për fonde 11-fish më të ulëta nga BE-ja për 6 vendet e BP-së, ndryshe nga sa ofrohet për vendet anëtare.

Ai u shpreh se ka diçka që duhet të ndryshojë në marrëdhënien mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që ky i fundit të mos kthehet pas sërish.

“Natyrisht që procesi i negociatave të anëtarësimit do të kërkojë kohë dhe sinqerisht jam i bindur që nuk duhet nxituar, pra duhet të jetë vërtetë një proces sistematik dhe i konsoliduar, por na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në qoftë se nuk duan të shohin Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori