LAJMI I FUNDIT:

Rama drejt Sllovenisë, do marrë pjesë në “Forumin Strategjik të Bledit”

Rama drejt Sllovenisë, do marrë pjesë në “Forumin Strategjik të Bledit”

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëton mëngjesin e sotëm drejt Sllovenisë ku do të marrë pjesë në “Forumin Strategjik të Bledit” i cili mbahet sot dhe nesër (2 dhe 3 shtator).

Forumi do të bashkojë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, duke shkëmbyer mendime dhe ide për të zgjidhur sfidat aktuale dhe të ardhshme.

Po ashtu forumi ofron mundësi për t’u takuar dhe për t’u lidhur liderët rajonal dhe global.


Kryeministri Rama pritet të mbajë sot fjalimin e tij. /Telegrafi/