LAJMI I FUNDIT:

Rama, Bashës: Priti paditë për shpifje

Rama, Bashës: Priti paditë për shpifje

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas bashkëbisedimit të Lulzim Bashës me gazetarët, paraditen e së premtes.

Kreu i qeverisë bëri me dije se “Departamenti Antishpifje ka konstatuar sot 23 shkaqe për padi”.

“Artist, jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot 23 shkaqe për padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diarre intensive më thonë. E di xhan e di, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort”, shkruan Rama në rrjetin social. /Telegrafi/