Super agjenti, Mino Raiola thotë se Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester United.

Raportet e një mosmarrëveshje midis francezit dhe trajnerit Jose Mourinhos kishin hedhur dyshime rreth të ardhmes së lojtarit.


Megjithatë, Raiola ka pohuar se 24-vjeçari francez nuk e ka ndërmend të largohet së shpejti, por nuk e përjashtojë mundësinë e një lëvizje në të ardhmen.

Paul Pogba poolside with manager Mino Raiola

"Nëse gjërat nuk shkojnë mirë, përpiqem të bëj punën time, të gjej zgjidhje të kënaqshme për lojtarët dhe klubet e mia”.

"Për momentin, Paul nuk më ka thënë asgjë dhe e di se ai nuk do të lëvizë pa fituar një titull. Nuk ka luftë mes Mourinhos dhe lojtarit siç po raportohet, por në tregun e transferimeve, kurrë nuk tregohet e vërteta dhe kurrë nuk mund të thuash atë", tha ai për Rai Sport.

Mediat angleze kanë raportuar për një qarje mes lojtarit dhe trajnerit, i cili kohët e fundit po e lë mesfushorin në bankën rezervë.

Ndryshe, Pogba deri më tani pas transferimit prej Juventusit, ka luajtur 48 ndeshje për Unitedin dhe ka shënuar tetë gola.
/Telegrafi/

telegrafi sport app