LAJMI I FUNDIT:

Raiola: Flas shpesh me Nedvedin, një kthim i Pogbas te Juventusi është i mundur

Raiola: Flas shpesh me Nedvedin, një kthim i Pogbas te Juventusi është i mundur

Mino Raiola ka folur për rikthimin e mundshëm të Paul Pogbas te Juventusi, duke thënë se lojtari e sheh Italinë “si shtëpinë e tij të dytë”.

Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Torino, ndërsa Raiola ka folur për Sport Mediaset, duke sqaruar disa gjëra për lojtarin.

“Unë flas me [nënkryetarin e Juventusit] Pavel Nedved për të dhe për lojtarë të tjerë. Detyra jonë është të përfaqësojmë, të informojmë, të shohim, të ëndërrojmë dhe të hedhim poshtë idetë”.


“Për Pogban është folur edhe me palët e tjera”.

I pyetur nëse një rikthim te Juve ishte i pamundur, Raiola si gjithmonë ka një përgjigje.

“Nëse gjërat do të ishin të pamundura në afatin kalimtar, transferimet nuk do të ekzistonin. Juve, PSG, Real Madrid dhe Barcelona kanë treguar gjithmonë se asgjë nuk është e pamundur në afatet kalimtare”.

“Ashtu si për Zlatan Ibrahimovicin, Italia është shtëpi e dytë edhe për Pogban, kështu që atë nuk e shqetëson idenë e një rikthimi në Juve”.

“Megjithatë, është shumë herët të flasim për gjëra të tilla. Ka ende kohë në mbylljen e sezonit dhe Kampionatin Evropian”.

“Le të presim që këto gjëra të përfundojnë së pari”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori