Fermerët e Rahovecit janë ata që kanë pësuar dëme të mëdha nga vërshimet e ditëve të fundit. Gjatë ditës ata kanë rrëfyer dëmet që ju janë shkaktuar derisa janë shprehur të zhgënjyer që sezoni i tyre ka përfunduar ende pa filluar
Uji e balta pothuajse kanë mbuluar çdo gjë. Reshjet e shiut që filluan në mbrëmjen e së premtes shkaktuan shumë dëme në Komunën e Rahovecit. Nga vërshimet e shkaktuara dëmet më të mëdha janë bërë në sektorin e bujqësisë.
E tërë familja ka qenë e angazhuar në këtë punë ka thënë Elmi Popaj nga fshati Fortesë, teksa rrëfen se çdo rendiment i ka shkuar dëm.
I zhgënjyer, Popaj ka treguar se vlera e dëmeve në tokën e tij është mijëra euro.
“Rreth tre hektar speca janë të dëmtuara dhe pas kësaj këta do të kalben dhe dëmet materiale janë deri në 10 mijë euro. Na kemi investua dhe tani po dëmtohemi nga këto reshje”, ka shtuar Popaj.
I dërmuar nga kostoja e dëmeve është edhe fermeri tjetër nga ky fshat, Bejtullah Kelmendi.
Ai shprehu zhgënjimin që këtë vit detyrohen të mbyllin sezonin e vjeljes dhe shitjes së specave, akoma pa e nisur mirë.
“Këtu janë një hektarë e gjysmë. Ka marrë fund gjithçka. Dëmet janë shumë të mëdha. Apeli jonë është që të hapet reka pasi që përndryshe gjithmonë do të kemi të njëjtin problem”, ka shtuar Kelmendi.
Për të parë nga afër dëmet ka dalë edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Vlerën totale të dëmeve, ai ka thënë se do ta llogarisin së shpejti, por ka shtuar se ajo është shumë e lartë.
“Nga dita nesërme do t’i formojë tri komision për bujqësi, tri vetëm për regjistrimin e dëmeve dhe një komision për biznes, ekonomi familjare. Ditën e premte do t’i kemi të gjitha raportet gati dhe do t’i dërgojmë në Zyre të Kryeministrit dhe te dikasterët tjerë dhe do të kërkojmë pako emergjente për t’i mbuluar këto dëme”, ka theksuar Latifi.
Rahoveci është një nga komunat më të prekura nga vërshimet që ndodhen gjatë ditëve të fundit.
Gjatë të dielës këtë komunë e ka vizituar edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ai ka premtuar ndihmë për të zhbllokuar disa nga rrugët e pakalueshme pas vërshimeve.
Shtojmë se, përveç dëmeve në bujqësi, kanë pësuar dëme të mëdha edhe në amvisëri./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë