LAJMI I FUNDIT:

Gjatë fundjavës, 60 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri – kthimi është “makth”

Gjatë fundjavës, 60 mijë pushues nga Kosova hynë në Shqipëri – kthimi është “makth”

Mijëra qytetarë të Kosovës po kalojnë pushimet në bregdetin shqiptar përgjatë muajit gusht, mirëpo kthimi i tyre pothuajse çdo mbrëmje, veçanërisht fundjavave, shoqërohet me radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë.

Edhe mbrëmja e kësaj të diele u shoqërua me radhë të mjeteve në hyrje për në Kosovë, pavarësisht procedurës pa kontrolle në kufi.

Ndërkohë, nga të dhënat e autoriteteve kufitare rezulton se kjo fundjavë ka shënuar fluksin më të lartë të sezonit veror me mbi 60 mijë pushues nga Kosova dhe mbi 9 mijë automjete të vogla dhe autobusë që kanë hyrë në Shqipëri me destinacion bregdetin.


Kujtojmë se edhe muaji korrik është mbyllur me bilanc pozitiv krahasuar me një vit më parë.

Mesatarja javore, sipas të dhënave nga drejtoria e kufirit, gjatë korrikut deri në 50 mijë shtetas të Kosovës, pa llogaritur edhe nga vendet e rajonit që kanë hyrë në vendon tonë përmes doganës së Morinit.

Që nga fillimi i sezonit turistik, që përkon me muajin qershor, pika kufitare e Morinit, është përballur me fluks në rritje të hyrje të qytetarëve të Kosovës, që vit pas viti e frekuentojnë gjithnjë e më shumë bregdetin tonë./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori