Radamel Falcao është shumë afër rikthimi në La Liga si lojtar i irë.

Sulmuesi kolumbian ka kujtime të mira në ligën spanjolle dhe është pranë rikthimit.


Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Falcao po kalon te Rayo Vallecano, derisa marrëveshja është arritur.

falcao

Ish-anëtari i Atletico Madridi është larguar nga Galatasaray si lojtar i lirë dhe klubi i La Ligës i ka siguruar tashmë shërbimet e tij.

Testet mjekësore do të finalizohen gjatë orëve të ardhshme dhe prezantimi mund të bëhet në orët e pasdites.

Falcao kishte shkëlqyer në kohën e tij te Los Rojiblancos, për t’u transferuar më pas te Monaco, e kishte më pas disa huazime të dështuara si te Manchester United dhe Chelsea./Telegrafi/

telegrafi sport app