LAJMI I FUNDIT:

Ra për të fjetur, por nuk u zgjua për 6 muaj (Foto)

Ra për të fjetur, por nuk u zgjua për 6 muaj (Foto)

Ajo duhet të kishte përfunduar universitetin dhe sot do të ishte një psikologe fëmijësh. E në fakt kjo ishte edhe ëndrra e saj që kur ishte e vogël.

Por në moshën 17-vjeçare, një e papritur e pakëndshme ja ndërpreu ëndrrën Beth Goodier-it nga Britania e Madhe. Para pesë vitesh, ajo ra për të fjetur në dhomën e ndenjes, por nuk u zgjua më për gjashtë muaj me radhë.

E pas vizitave të shumta mjekësore, Beth u diagnostikua me atë që njihet si “Sindroma e Bukuroshes së Fjetur”. Ndërsa sot, ajo është 22 vjeçe dhe fle 22 orë gjumë. Goodier ndodhet në një me pak emra të prekur nga kjo sindromë në mbarë botën.


E ëma e saj është shprehur se edhe dy orët që Beth është zgjuar, në fakt është në gjendje përgjumësh. “Ngrihet ha ndonjë gjë, shkon në tualet dhe fle sërish”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë përveç familjes, një ndër personat që ka vazhduar t’i qëndrojë pranë Beth është i dashuri i saj Dan, të cilin e njohu në një fazë zgjimi tre vite më parë.

“Ai vjen çdo ditë te shtëpia dhe i qëndron pranë Beth-it. Kur ajo është zgjuar, flasin bashkë për lidhjen e tyre. Ai i flet asaj, po pret që vajza me të cilën u dashurua të kthehet sërish siç ka qenë. Ai është një djalë shumë i mirë”, ka thënë e ëma e 22-vjeçares, transmeton shekulli.

Rasti i Beth nuk është i vetmi në Britaninë e Madhe. Sot dihet ende pak mbi sindroma e Bukuroshes së Fjetur, njohur edhe si KLS (Kleine-Levin Sindrome). Shkencëtarët dhe neurologët po përpiqen prej vitesh të kuptojnë se çfarë e shkakton atë, ndërsa kura duket e largët.

1

2

3

4

5

6

8

7

Në trend Fun

Më shumë
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Vajza që tha se kishte bërë 50 operacione për t’u dukur si Angelina Jolie i ka mashtruar të gjithë! (Foto)

Vajza që tha se kishte bërë 50 operacione për t’u dukur si Angelina Jolie i ka mashtruar të gjithë! (Foto)

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kjo video shpjegon arsyen pse aeroplanët shmangin fluturimin mbi Oqeanin Paqësor

Kori britanik hyn në librin e rekordeve Guinness

Kori britanik hyn në librin e rekordeve Guinness

Interesante
Kalo në kategori