LAJMI I FUNDIT:

Qyteza misterioze e Vojvodinës, ku po ndodhin fatkeqësi dhe zhdukje misterioze

Qyteza misterioze e Vojvodinës, ku po ndodhin fatkeqësi dhe zhdukje misterioze

Në qytezën Senta të Vojvodinës kanë ndodhur fatkeqësi të shumta e vetëvrasje, kurse së fundmi ndodhi edhe zhdukja e një vajze 9-vjeçare.

Lajmi për zhdukjen misterioze të 9-vjeçares Erika Çordash, ka tronditur banorët e kësaj qyteze.

Siç raportojnë mediat në Serbi, ajo u largua nga shtëpia në një drejtim të panjohur me A. T. (1962) dhe që atëherë i ka humbur çdo gjurmë.


Zhdukjen e vajzës 9-vjeçare e ka raportuar në polici babai i saj.

Sipas tij, miku i shtëpisë A. T. e ka kaluar natën në shtëpinë e tyre, kurse bashkë me vajzën e vogël kishte dalë për të blerë ushqim dhe prej atëherë atij dhe 9-vjeçares i humb çdo gjurmë, përcjell Telegrafi.

Për vite të tëra, këtë qytet në brigjet e Tisës, e përcjell epiteti i një vendi misterioz, ku njerëzit zhduken.

As sot nuk dihet për fatin e vajzës 15-vjeçare, Barbara Vitez, i cila u zhduk pa gjurmë dy vjet më parë.

Zhdukja e saj u përcoll me shumë teori. Sipas një versioni ajo ka bërë vetëvrasje duke kërcyer nga ura në lumin Tisa. Mirëpo, krejt këto janë vetëm dyshime, sepse trupi i saj nuk është gjetur kurrë.

Se këtë qytet të Vojvodinës po e ndjek një fatkeqësi dëshmon edhe fakti se nga fillimi i vitit 2018 nga lumi Tisa janë nxjerr pesë trupa të pajetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Presidenti i ri sirian nënshkruan kushtetutën që e vendos vendin nën sundimin e grupit islamik për 5 vjet

Azia
Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Erdogan: Nëse BE-ja dëshiron të forcohet, këtë mund ta arrijë vetëm me anëtarësimin e Turqisë

Botë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Si do të ndikonin tarifat e Trumpit te qytetarët e zakonshëm evropianë?

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Kalo në kategori