Pandemia që goditi botën vitin që lamë pas, dëmtoi shumë turizmin në qytetin e Vlorës. Gjatë verës së vitit 2020 në këtë qytet u shfrytëzuan vetëm 50 përqind e kapaciteteve, por këtë verë pritjet janë shumë më të mëdha.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Vlorë, Arben Breshani thotë se këtë vit presin që ta kapërcejnë në 150 përqind fluksin e turizmit.
Breshani thekson në një intervistë për KosovaPress se vaksinimi i qytetarëve dhe rënia e të infektuarve me COVID-19 ka ngjallë ekonominë e qytetit të Vlorës, pasi sezoni veror po i gjen shumë më të përgatitura bizneset atje.
Ai thotë se viti 2020 ishte shumë i vështirë për turizmin, pasi kriza e shkaktuar nga pandemia ishte shumë e thellë.
“Vjet mund të themi se kishim gati 50 përqind të kapaciteteve të shfrytëzuara në qytetin e Vlorës dhe periudha ishte shumë e shkurtër pasi pandemia ishte e thellë. Kurse, sivjet themi se do ta kapërcejmë në 150 përqind fluksin e turizmit, sepse përveç turistëve që vijnë nga Maqedonia, nga Kosova dhe nga vendet e tjera të rajonit, ne shpresojmë që të vijnë edhe përtej kufijve sepse vërtet janë kushtet shumë të mira… dhe nga dita në ditë po rritet shumë cilësia e shërbimit”, thotë ai.
Nisur nga rënia e numrit të të infektuarve me virusin COVID-19, Breshani shprehet optimist se do të tejkalohet pandemia dhe se turizmi do të jetë meritor.
Ai bënë thirrje që të vizitohet sa më shumë qyteti i Vlorës, pasi vjet ishte një vit shumë i vështirë, teksa shton se sivjet bregdeti vlonjat ofron shërbime edhe më cilësore.
“Sivjet presim të kemi turizëm shumë meritor, shumë të mirë, pasi edhe pandemia, me masat që janë marrë, themi se do të tejkalohet. Të gjitha bizneset e sektorit të turizmit në gjithë rajonin e Vlorës janë përgatitur sivjet për një shërbim shumë cilësor, duke shtuar shtretërit. Po ta shikoni sot Vlorën, është kthyer në një qytet evropian. E kemi kthyer Vlorën në një qytet të jetueshëm për të gjithë, prandaj, iu bëjmë thirrje të gjithëve që të vijnë në qytetin e Vlorës pasi vjet ka qenë një turizëm i vështirë dhe ne kemi bërë thirrje për një turizëm patriotik, i cili vërtetë u bë turizëm patriotik në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë”, thotë Breshani.
Kreu i Dhomës së Tregtisë në Vlorë është optimist që pandemia këtë vit nuk do të ketë ndikim të madh sikurse që pati vitin e kaluar.
“Pandemia do të ketë një ndikim shumë të vogël sivjet, jo si vitin e kaluar. Shpresojmë që edhe këto raste të vazhdojnë me këtë lloj trendi sepse sektori i turizmit për ne si qytet i Vlorës është shumë, shumë i rëndësishëm… 4:05 Ka pasur goxha dëme në drejtim të biznesit, por duke qenë një ekonomi e vogël, një ekonomi që i marrim shpejt kthesat dhe drejtimet, themi që ky vit do të jetë viti i kthesës për këtë lloj sektori dhe do të harrojmë shpejt këtë pandemi”, shprehet ai.
Shqipëria ka vendosur në dispozicion dy pako financiare si mbështetjen sociale për qytetarët dhe bizneset.
Lidhur me këtë Breshani thotë se kanë kërkuar edhe një pako të tretë, porse qeveria shqiptare ishte fokusuar më shumë tek jetët e njerëzve.
“Shteti shqiptar ka bërë dy lloj pako, pakon e parë për ndihmë ndaj bizneseve të vogla dhe pakon e dytë, dhënien e një rroge shtesë për familjet në nevojë. Ne kërkonim si biznes që të kishim edhe një paketë të tretë tashmë, por qeveria, kur rastet ishin shumë më të pakta, tek ne u fokusua më shumë tek jeta e njerëzve sesa tek bizneset, sepse biznesi e merr jetën vet, ashtu siç e morri”, shprehet ai. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze