A qëndron roli i shtetit aty, që mua, familjes sime dhe shumë grupeve shoqërore, që cilësohen si grupe të rrezikuara t’ua përcaktojë, se me cilat rreziqe duhet të përballen? A është gjoja solidariteti me këto grupe në të njëjtën kohë një mungesë e thellë solidariteti, me ata, të cilëve bllokimi i plotë, Lockdown, ua shkatërron ekzistencën? Mjetet, me të cilat po operon politika, kalojnë përtej aspektit shëndetësor-epidemiologjik. Shteti dërgon policinë nëpër rrugë (në disa vende edhe ushtrinë), për të izoluar e përgjuar qytetarët e tij. Bëhet fjalë për mbrojtjen time dhe atyre pranë meje. Pra, ose të vdekur ose liri egoiste. Por a nuk tingëllon kjo pak e dyshimtë. A nuk po sillet shteti si ata prindërit e dhunshëm, që duan të mbrojnë gjoja fëmijët përmes përgjimeve apo ndëshkimeve?
Në vend që të ndjej përkujdesjen unë ndjehem i irrituar. Sepse shteti, që kujdeset kaq shumë për shëndetin tim, pse është kaq pasiv ndaj rreziqeve të tjera shëndetësore të njohura prej kohësh? Ai fiton para pa hezitim me duhanin dhe alkoolin. Ai sillet çuditërisht i rezervuar me industrinë ushqimore, në produktet e të cilave, zënë vend parësor sheqeri dhe përbërës të tjerë të dëmshëm. Nga gjithçka dimë sot për koronavirusin, faktorët e lartpërmendur sjellin më shumë të vdekur e vuajtje, se Covid-19-a.
Jo vetëm kaq. Vende të qeverisura me kaq dallime si Polonia, Spanja, Italia e Gjermania për shkak të krizës së Coronës vendosën njësoj për kthesën e prerë në jetën tonë psikike, sociale dhe ekonomike. Në të njëjtën kohë ata dështojnë në mënyrë spektakolare në iniciativat bazike logjistike dhe tekniko-administrative. Pse nuk mund të transportohen sistematikisht të sëmurët nga një rajon në të tjerë, për t’i mbrojtur ata nga vdekja në spitale të tejmbushur? Ka vërtet një Bergamo e Madrid, por ka edhe rajone të tjera, ku ka pak të sëmurë. E nëse shihet BE si e gjitha, ka në çdo kohë në dispozicion shtretër për trajtim intensiv. Ku është solidariteti kaq i përfolur nga qeveritë tona?
Ndalimet spektakolare, masive, po më duken gjithnjë e më shumë si një taktikë për të fshehur menaxhimin katastrofal. Jo virusi, po disfunksionimi i sistemit i bën njerëzit të vdesin pa nevojë. Më duket, se kemi të bëjmë këtu me një dështim, për të cilin ne me mjetet e presionit emocional detyrohemi ta paguajmë me përgjim dhe izolim. Ky duket si një populizëm i ri, populizëm shëndetësor.
Në fluksin e imazheve dhe shifrave, që duhet të më bindin, të më informojnë saktë për katastrofën që thuhet se ekziston, kam një ndjesi të fortë se po manipulohem. Sepse po të shohësh më me vëmendje, modelet matematike për përhapjen e pandemisë, shifrat e vdekurve e të sëmurëve në masë të madhe dalin konstrukte arbitrare. Pyetjet, se si numërohet, si matet, dhe përse raportohet për çfarë në këtë rast lihen mënjanë. Një rrjedhë e madhe informacioni duket si një matriks: dërrmuese, hipnotizuese, gjithmonë me të drejtën me vete, por lidhja e kësaj rrjedhe me botën është, thënë butë, e paqartë.
Në një kohë që kjo matriks i vendos evropianët në një pasiguri të madhe. Shpejt, shumë vetë besojnë, se është legjitime, në emër të një gjoja solidariteti e së mirës së përgjithshme të sakrifikohen liria dhe vlera etike. Kam frikë, se shumë nga këto liri nuk do të kthehen më. Po aq pak, sa ato që u dorëzuan pas atentateve islamiste e që nuk janë kthyer më.
Sepse me populizmin shëndetësor po zë vend edhe një mentalitet autoritar. Nga njëra anë qytetarë të shqetësuar, që thirrën menjëherë policinë për t’u treguar vendin vizitorëve në park dhe pjesëmarrësve në “Corona-party”. Kaq keq qëndron puna me demokracinë tonë dhe solidaritetin qytetar, saqë ne nuk e kemi më as edhe një dozë të vogël besimi tek bashkëqytetarët tanë, por thërrasim menjëherë aparatin shtetëror?
Nga ana tjetër kishte po kaq shumë vetë që pohuan me zë të lartë, se u kishte ardhur në majë të hundës ky ritëm i jetës. Më në fund kemi qetësi, ka më pak njerëz në rrugë, nuk duhet të udhëtosh me avion, pra mund të marrësh frymë i qetë. Edhe një qëndrim i tillë shkrin romantikën naive me fodullëkun autoritar. Vërtet kemi nevojë për një paralizim të plotë për një ndryshim të ritmit të jetës? E a mund të paragjykosh, se gjithkush është i sigurtë në shtëpinë e tij dhe pa frikë për të ardhmen?
Populizmi shëndetësor, pushteti i matriks, dhe pritshmëria e qytetarëve të shqetësuar, se shteti duhet të krijojë siguri, le të kushtojë as të dojë, të kujton atë populizmin tjetër: luftën me terrorin. Ka paralelizma të çuditshme. Ngjashëm si në rastin e shitjeve të alkoolit dhe duhanit, edhe atëherë shtetet gjoja aq të angazhuara në luftë kundër terrorizmit, nuk i reduktuan shitjet e armëve, përkundrazi i zgjeruan ato. Kishte një fluks imazhesh e “faktesh” që “provonin” rreziqet. Ndizeshin luftëra, viheshin në dyshim gjeneral grupe të tëra shoqërore, mënyra të ndryshme jetese, që nuk u ndryshuan, por u stigmatizuan. E pjesa tjetër e qytetarëve u vendos nën një përgjim më të rreptë.
Atentatet kaluan. Numri i viktimave, në krahasim me “mjetet” që u përdorën në këtë luftë i ulët. Në një kohë që këto “mjete”, që janë përdorur në emër të së mirës së përgjithshme dhe sigurisë janë ende në veprim. Luftërat kundër terrorit vazhdojnë, përgjimi, kufizimet dhe stigmatizimi ashtu si edhe eksplozivi brenda shoqërisë kanë mbetur. A do ndodhë kështu edhe me virusin? /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri