Tomor Kastrati nga Graboci ka dhuruar 2604 m² truall për Bashkësinë Islame të Pejës, ka bërë të ditur ky institucion fetar.

Ky gjest bamirësie është vlerësuar si një kontribut i çmuar për komunitetin dhe nevojat e tij fetare.


Kryetari i Bashkësisë Islame të Pejës, Mulla Musli ef. Arifaj, e ka falënderuar Kastratin për këtë veprim fisnik, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës në shërbim të komunitetit.

Ai shtoi se ky donacion do të ketë një ndikim pozitiv në jetën e besimtarëve dhe në zhvillimin e aktiviteteve fetare në zonë./Telegrafi/