LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët të shqetësuar për grumbullimet masive në vendet publike

Qytetarët të shqetësuar për grumbullimet masive në vendet publike

Mbi 1,800 të prekur në Kosovë nga pandemia e COVID-19 dhe 754 raste aktive por qytetarët vazhdojnë të mos mbanë maska dhe pak pret tyre zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Disa prej këtyre qytetarëve thonë se moszbatimi i masave nga disa rrezikon shëndetin e të tjerëve.

Qytetari Çani Haliti mos batimin e rekomandimeve e sheh si pa përgjegjshmëri qytetare. Ai thotë se masat janë vendosur në të mirë të qytetarëve dhe për të mbrojtur shëndetin e tyre.


“Kuptohem mos batimi i rekomandimeve është një papërgjegjshmëri e masës. Çdo virus është i rrezikshëm dhe duhet të ruhemi nga ai, sidomos mosha më e vjetër. Por rinia duhet të kenë kujdes që të mos dëmtojnë të vjetrit”, thotë Haliti për RTV Dukagjinin.

Ndërsa Rexhep Kadriun po e shqetëson numri në rritje i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë.

“Sigurisht na shqetëson pa masë numri në rritje i të prekurve në vendin tonë, pasi që kjo është pandemi e vështirë dhe një gjë e tillë po shihet edhe në realitet”, tha Kadriu përcjell Telegrafi.

Kurse për Tahir Hoxhën prania e madhe e njerëzve në vende publike është shqetësuese.

“Tubimet në vende publike dhe lokale e sidomos tani që po flitet edhe në dasma vetëm sa e keqësojnë gjendjen”.

Ndryshe Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së ka nxjerrë një manual të obligueshëm se si duhet të mbrohemi nga virusi COVID-19./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori